Rahoveci rikthehet në hendboll

Gjatë takimit kryetari Vehapi u informua fillimisht nga kryetari i KH Rahoveci për përpjekjet dhe angazhimet e entuziastëve te hendbollit që ky sport të mos shuhet në këtë qytet, duke përmendur kushtet e vështira ngase nuk posedojnë asnjë fushë hendbolli, pastaj mungesën e mjeteve, por edhe fondit te lojtarëve.
Sekretari i përgjithshëm i FHK-së falënderoj kryetarin Vehapi për këtë takim, dhe ne pika të shkurtra e informoj lidhur me aktivitetet e FHK-së sidomos ne masivizimin e hendbollit dhe ndihma që po ju behet klubeve duke pasur parasysh kushtet e vështira financiare, por edhe atyre të infrastrukturës që janë të domosdoshme.
Në fund kryetari Vehapi tha se “Komuna e Rahovecit do ta mbështesë KH Rahovecin për inkuadrim ne garat e Ligës së pare për këtë edicion”, duk përkujtuar se “shumë shpejt edhe Rahoveci do të ketë palestrën sportive e cila është thuaja në fazën përfundimtare”, kurse sa i për ketë transportit dhe pajisjeve sportive, do të bëhet çmos që klubi të ndihmohet për zhvillim normal të garave, ndërsa falënderojë FHK-në për ndihmën dhe bashkëpunimin që Rahoveci të ketë sportin e hendbollit në aktivitete e të rinjve që janë në numër të shumtë.



















































