Rahoveci pas humbjes në ndeshjen e parë nga Prishtina e Re (93:89), ka shënuar fitore bindëse në duelin e kthimit të play-out për Superligën e Kosovës në basketboll.

Me këtë fitore, Rahoveci është konfirmuar anëtar i Superligës është për sezoni e ardhshëm.


Dueli i luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, është mbyllur me shifrat 120:87 në favor të ekipit vendas.

Gjatë tërë ndeshjes, Rahoveci ka dominuar tërësisht ndaj Prishtinës së Re, që nuk arriti ta fitojë asnjërin prej katër çerekëve.

279527636 5178646192225690 7921454095710363237 n

Musab Mala dhe Fisnik Rugova ishin më të dalluarit, pasi i pari  shënoi 32 pikëve dhe kontribuoi edhe më 10 kërcimeve e 15 asistimeve, ndërsa i dyti shtoi 28 pikë e 11 kërcime.

Te Prishtina e Re më efikasit ishte Mërgim Jakupi me 31 pikë të shënuara, i përcjellë nga Don Polloshka me 27 sosh.

Rahoveci stinorin e rregullt në elitën e basketbollit kosovar e mbylli në pozitën e parafundit.

Në anën tjetër, Prishtina e Re u mposht në finalen e play-off nga Vëllaznimi që u rikthye në elitë. /Telegrafi/

telegrafi sport app