Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se institucioni që drejton është duke bërë punë të madhe në parandalimin e trafikimit të mallrave në territorin e vendit.
Ai ka dhënë informata lidhur me aksionin e së enjtes nga doganierët gjatë të cilit është mbyllur një minifabrikë e prodhimit të markave të industrisë së tekstilit, dëmet nga e cila llogaritet të jenë rreth 200 mijë euro, njofton Klan Kosova.
“Aksioni ka përfunduar. Mirëpo punët – llogaritjet e gjërave të sekuestruara janë në përpunim e sipër. Ky aksion ka qenë duke u përgatitur për një kohë nga Policia dhe Dogana e Kosovës. Ne kemi arritur të gjejmë një minifabrikë për prodhimin e markave false të tekstilit. E konsiderojmë si aksion të suksesshëm, punë shumë të madhe. Kjo na ndihmon që të shërbejë edhe si preventivë”.
“Ne jemi në përpunim e sipër të të dhënave dhe duke intervistuar të dyshuarit. Mallrat janë kontrabanduar në Kosovë. Kanë hyrë në mënyrë joligjore dhe janë vendosur në shitje në tregun e brendshëm. Deri më tani, vlerësohet se vlera e mallit të sekuestruar sillet rreth 200 mijë euro”.
“Ne çdo ditë i kemi njësitë e veçanta që merren me hetime, dhe bashkë me Policinë e Kosovës çdo ditë hetojmë, identifikojmë dhe marrim veprime. Deri më sot nuk ka ndodhur që të na rrjedhin informatat lidhur me hetimet që i bëjmë”.
Rafuna ka deklaruar se institucioni që drejton është i rreptë ndaj të gjitha shkeljeve që mund të bëjnë zyrtarët doganor, duke përmendur disa raste kur ndaj tyre janë marrë veprime disiplinore, njofton Klan Kosova.
“Ne jemi organizatë shumë e madhe dhe vetëm në këtë shtatëmujor kemi nëntë oficerë doganor të suspenduar për veprime të ndryshme. Në shumicën e rasteve ata suspendohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Nëntë janë suspenduar, ndërsa 25 kanë kaluar nëpër procedura disiplinore deri tani këtë vit”.
Edhe në aspekt të inkasimit të të hyrave doganore, Rafuna ka thënë se këtë vit qëndrojmë më mirë, pasi janë mbledhur rreth 90 milionë se vitin e shkuar dhe për 2 për qind inkasimi është mbi projeksionet e Qeverisë së Kosovës.
“Deri më sot kemi inkasuar 16 për qind më shumë se vitin e shkuar. Pra kemi mbledhur rreth 90 milionë më shumë se vitin e shkuar. Po ashtu për 2 për qind jemi mbi projeksionin buxhetor për këtë vit. Vendosja e oficerëve doganar në Jarinjë dhe Bërnjak, reforma doganore dhe ndryshimi i TVSH-së dhe rrita e akcizës në produkte luksi, kanë çuar në këto rezultate të Doganës së Kosovës. Si institucion ende nuk i kemi kapacitetet për patrullim, por veprimet i sinkronizojmë me Policinë e Kosovës. Sipas të dhënave që kemi pjesa te Jarinja është më e penetruara nga kontrabandistët, por rrugët kur më shumë kanë qarkulluar maunet janë mbyllur”. /KlanKosova /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër
Turqit, ofensivë shkarkimesh në distribucion

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë