LAJMI I FUNDIT:

Rafet Jashari jep dorëheqje nga pozita e kryeshefit të Postës së Kosovës

Rafet Jashari jep dorëheqje nga pozita e kryeshefit të Postës së Kosovës

Rafet Jashari ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeshefit të Postës së Kosovës që e ushtronte që nga data 3 qershor.

Burime brenda Postës së Kosovës kanë bërë të ditur se i njëjti dorëheqjen e ka ofruar sot para Bordit Drejtues të Postës.

Kallxo.com e ka siguruar edhe letrën e dorëheqjes së Jasharit ku thuhet se deri te vendimi kanë ardhur disa arsye personale.


Portali ka tentuar të kontaktojë me Jasharin, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike.

As kryesuesja e bordit të përkohëshëm të Postës, Safie Beseni nuk është përgjigjur në thirrjet e gazetës.