Rafael Nadal tashmë është lodhur duke folur për të pavaksinuarin Novak Djokovic përpara nisjes së Australian Open.
Nadal po shfaqet në garën e tij të parë Grand Slam që nga French Open në qershor për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Rafael Nadal ka thënë se ai është duke u lodhur nga e gjithë drama që rrethon statusin e vaksinimit të Novak Djokovic.
“Sinqerisht, jam pak i lodhur nga situata. Australian Open është shumë më i rëndësishëm se çdo lojtar. Nëse ai është luan, në fund, OK”.
“Nëse ai nuk luan, Australian Open do të jetë një Australian Open i mrekullueshëm, me ose pa të. Ky është këndvështrimi im”, ka thënë Nadal në Melburn.
Nadal, Djokovic dhe Roger Federer kanë nga 20 tituj Grand Slam secili, që është rekord për meshkuj në historinë e tenisit.
Nadal është plotësisht i vaksinuar, edhe pse ai rezultoi pozitiv për COVID-19 në dhjetor. /Telegrafi/