LAJMI I FUNDIT:

Radio-taksitë paralajmërojnë protesta

Radio-taksitë paralajmërojnë protesta

Shoqata e radio taksive, në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve për punë nga ana e Komunës së Prishtinës, do të protestojë për tri ditë

Vendimi për protesta është marrë nga kjo shoqatë në takimin e mbajtur në zyrat e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.

Protestat mbahen prej datës 15 deri 17 qershor, ku 50 vetura të auto-taksive do të parkohen përreth objektit të komunës pa e penguar komunikacionin, nga ora 11:00 deri në orën 12:00. /Telegrafi/