Sot votohet edhe në Bullgari. Shtetasit bullgarë votojnë për të zgjedhur drejtuesit në nivel nacional por edhe për presidentin e vendit. Zgjedhjet e sotme pritet ti japin fund krizës politike në Bullgari që ka zgjatur për disa muaj. Shumë çështje të rëndësishme presin formimin e një Qeverie që do të trajtojnë krizën energjetike dhe korrupsionin. Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i cili është edhe kandidat për një mandat të dytë si Kryetar i Shtetit, komentoi se fillimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk do të varet nga qeveria e ardhshme bullgare, por nga vetë Maqedonia e Veriut.
“Çelësi për fillimin e negociatave me BE-në për R. e Maqedonisë së Veriut është respektimi i të drejtave të bullgarëve maqedonas, çrrënjosja e gjuhës së urrejtjes dhe përfundimi i përpjekjeve për të shkatërruar sistematikisht trashëgiminë kulturore dhe historike të Bullgarisë. Fillimi i negociatave nuk do të varet nga qeveria e re dhe parlamenti i ri, por nga Maqedonia e Veriut, e cila do të duhet të marrë masat e duhura. Jam i bindur se vetëm me një dialog të hapur mes Sofjes dhe Shkupit do të ndërtojmë marrëdhënie të sinqerta miqësore që presin njerëzit në të dy anët e kufirit”, deklaroi Rumen Radev- president i Bullgarisë.
Në bazë të hulumtimeve, asnjë parti nuk pritet të fitojë një shumicë parlamentare, dhe si rrjedhojë bisedimet për koalicione të mundshme pritet të jenë të vështira në një parlament thellësisht të ndarë. Dështimi i mundshëm për të formuar një Qeveri pritet të shkaktojë ngecje në planet e këtij vendi anëtar të Bashkimit Evropian për të adoptuar monedhën euro deri në vitin 2024. Vonesa pritet të ketë edhe në masat që duhet ndërmarrë për të zbutur ndikimin te qytetarët nga rritja e çmimit të energjisë për të këtë dimër. Bullgaria përballet me një shkallë të lartë korrupsioni. Boyko Borissov, i cili ishte kryeministër për më shumë se një dekadë, dha dorëheqjen në muajin prill pas protestave kundër korrupsionit dhe partisë së tij të qendrës së djathtë GERB, Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë. Anketat sugjerojnë se deri në shtatë parti mund ta kalojnë pragun e 4% për të hyrë në parlament. Përveç GERB-it, pritet të ketë vend edhe për lëvizjen “Vazhdojmë me ndryshim”, Partia Socialiste dhe “Ka popull të tillë” e Slavi Trifonov.
Ai fitoi ngushtë në zgjedhjet e korrikut, por tani padyshim që do të ndëshkohet nga votuesit për faktin se nuk arriti të formojë qeveri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale