LAJMI I FUNDIT:

Radamel Falcao zbuloi arsyen e veçantë pse mori fanellën me numër 3 te Rayo Vallecano

Radamel Falcao zbuloi arsyen e veçantë pse mori fanellën me numër 3 te Rayo Vallecano

Radamel Falcao ka pranuar se ai zgjodhi fanellën me numër 3 te Rayo Vallecano si një nderim i përshtatshëm për babanë e tij – dhe zbuloi rëndësinë e numrit që zgjodhi.

Sulmuesi 35-vjeçar kolumbian u largua nga Galatasaray në fillim të shtatorit pasi përfundoi reciprokisht kontratën e tij me klubin nga Stambolli.

Falcao bëri kthimin e tij mahnitës në Spanjë duke përfunduar një transferim falas në Rayo Vallecano në një marrëveshje njëvjeçare.


Zyrtare: Falcao rikthehet në La Liga, nënshkruan me Vallecanon
Lexo po ashtu Zyrtare: Falcao rikthehet në La Liga, nënshkruan me Vallecanon

Sidoqoftë, ish-ylli i Atletico Madrid kapi titujt e mediave për vendimin e pazakontë për të marrë fanellën me numër 3, e cila është më shumë e lidhur me mbrojtësit sesa me sulmuesit.

Kolumbiani zbuloi në prezantimin e tij në Rayo Vallecano se babai i tij luante me numrin 3, duke shtuar se ai “më transmetoi pasionin për këtë sport”.

Babai i sulmuesit të Rayo, Radamel Garcia, vdiq në vitin 2019 në moshën 61-vjeçare.

“Unë dua të falënderoj Fran Garcia, numri tre ishte në dispozicion”, ka thënë fillimisht Falcao.

“Për babanë tim kishte shumë kuptim, ai më transmetoi pasionin për këtë sport, ai luajti me atë numër, është ai që i pëlqeu më shumë dhe çfarë është më mirë sesa të luash me numrin tre”, përfundoi kolumbiani.

Falcao kaloi dy vjet me Galatasaray dhe bëri 43 paraqitje gjatë dy sezoneve të tij të mbushura me dëmtime në Turqi.

Sidoqoftë, Falcao dikur konsiderohej një nga sulmuesit më të mirë në botë gjatë kohës së tij me Atletico Madrid nga 2011 në 2013.

Ai arriti në Atletico nga Porto në një marrëveshje fillestare prej 36 milionë dhe fitoi Copa del Rey, Ligën e Evropës dhe Superkupën e Evropës gjatë kohës së tij me klubin madrilen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori