Ra Republika e Thaçit, mbetet Republika e Bushit
Nuk është faji i ambasadorit Dell që qytetarët e Kosovës janë aq shumë të trishtuar pas kompromisit në Bruksel. Ka qenë faji i ambasadores Tina Kaidanova që ka lejuar ekstazën e kosovarëve më 17 shkurt 2008. Pra që ka lejuar që kosovarët të bëjnë hop pa e kapërcyer gardhin.
Kosova me fusnotë e pa emrin Republikë do të përfaqësohet në nismat rajonale e ndërkombëtare. Ky është rezultat i kompromisit në dialogun me Beogradin. Kjo nuk do të dukej aq tragjike sikur shpallja e pavarësisë të mos ish bërë me aq pompozitet.
Vetëm për kremtime në ditën e shpalljes së pavarësisë dhe kremtimet e 4 përvjetorëve të kësaj date u shpenzuan miliona euro të buxhetit të varfër të Kosovës. Për këto 4 vite u nxitua që të shtypen edhe tekste të reja shkollore për lëndën e historisë në shkolla fillore e të mesme ku u shtua edhe leksioni për Hashim Thaçin si personaliteti që shpalli pavarësinë e Kosovës.
Vallë a do të shtohet në këto tekste shkollore të historisë edhe leksioni se si i njëjti Hashim Thaçi u detyrua të bëjë kompromis me emrin Republikë?!
Ja se çfarë pata shkruar në gazetën “Epoka e re” ( 11.02. 2008):
Një milion euro më mirë për veriun e Kosovës se sa për festën e Pavarësisë
– Banorët shqiptarë të veriut të Kosovës presin shpalljen e pavarësisë së Kosovës me shqetësim e ankth, por edhe me shpresën e ndrydhur se ndoshta më në fund do të bëhet mirë.
– 10 Qershori është datë më e rëndësishme për Kosovën se 17 apo 18 Shkurti. Sepse, më 10 Qershor, Presidenti Amerikan George W. Bush deklaroi se Kosova do të jetë e pavarur.
Mos ke frikë komshi, asgjë nuk do t’ju ndodhë më 17 shkurt, do të jetoni më mirë se sa në pjesën jugore. Këto ishin fjalët që një banor serb i veriut të Mitrovicës po i drejtohej fqinjit të vet shqiptar nga Kodra e Minatorëve.
Në kohën kur pjesa më e madhe e Kosovës po i vë shënjestrën qengjit, deles, viçit apo të paktën pulës për ta bërë kurban festiv për ditën e pavarësisë së Kosovës, banorët shqiptarë të veriut të Kosovës presin me shqetësim e ankth, por edhe me shpresën e ndrydhur se ndoshta më në fund do të bëhet mirë.
Por, sado e madhe të jetë kjo shpresë, frika e përsëritjes së shkurtit te vitit 2000 ku MUP-ovcat serbë vranë 14 shqiptarë, turq e boshnjakë dhe ku u plagosen disa dhjetëra të tjerë, i bënë që gjëja e fundit që u bien ndër mend të jetë festimi i shpalljes së pavarësisë.
Shqetësimi i tyre është se si t’i largojnë fëmijët, e gjërat me vlerë në jug dhe atë jo në jug të Mitrovicës po sa më thellë, tek të afërmit në Drenicë, Dukagjin, Prishtinë apo Novi Pazar e Senicë.
Dhe shih ironinë: në vend se të shpenzojë buxhet për t’ua larguar frikën qytetarëve të vet (me bazë apo pabazë, por që është prezente), shteti që po lindë ndau 1 milion euro për të festuar.
Pse duhet festuar lindjen e shtetit-foshnjë?
A nuk do të ishte më e arsyeshme që vëmendja të përqendrohet që kjo foshnje-shtet të lindë i shëndetshëm e i mbarë dhe të festohet vetëm atëherë kur të mbushen përvjetorët që ky shtet të jetë njohur nga OKB.
Kur jemi të dita që duhet të festohet si ditë kombëtare e Kosovës apo si ditë e pavarësisë së saj, atëherë sigurisht që kjo ditë duhet të jetë 10 Qershori dhe jo dita kur do ta bëjë shpalljen Parlamenti i Kosovës.
Perse 10 Qershori është datë më e rëndësishme për Kosovën se 17 apo 18 Shkurti kur po pritet të shpallet pavarësia e Kosovës? Sepse më 10 Qershor Presidenti Amerikan George W. Bush deklaroi se Kosova do të jetë e pavarur. Prej këtij momenti dita kur Kosova do të njihej nga SHBA si e pavarur ishte çështje teknike e gjetjes së oportunitetit politik për këtë akt. Plus që 10 Qershori është ditë historike për Kosovën si ditë e Lidhjes së Prizrenit (1878) dhe ditë kur Serbia kapitulloi në Kosovë (1999).
Rëndësia e deklaratës së Bushit e 10 Qershorit 2007 nuk e humb krejtësisht rëndësinë ditës kur Parlamenti i Kosovës do ta shpallë pavarësinë e Kosovës. Por sado e rëndësishme të jetë kjo datë nuk ka asnjë arsye për t’u festuar tani. Një milion Euro për manifestime festive do të ishte më e ndershme t’u jepen banorëve shqiptarë të veriut të Mitrovicës, që t’u rindërtohen shtëpitë e rrënuara, dhe të investohet në sigurinë e tyre. Në të kundërtën investimi për të festuar në ditën kur shpallet pavarësia e Kosovës e bënë atë t’i ngjajë një feste boshe si ajo kur PSSP Michael Steiner shpalli “bashkimin” e Mitrovicës.
Kjo ishte ajo çfarë pata shkruar një javë para se të shpallej pavarësia e Kosovës.
Për neve që shqetësimi për të ardhmen e Kosovës nuk na lejonte të festonim më 17 shkurt 2008, kompromisi i arritur më 22.02.2012 nuk është edhe aq shqetësues. Neve që e dinim se Hashimi vetëm po recitonte një letër që dikush tjetër ia kishte hartuar dhe një tjetër ia kishte përkthyer nuk është zhgënjyese që tani Hashimi i han fjalët e veta.
Nuk është faji i ambasadorit Dell që qytetarët e Kosovës janë aq shumë të trishtuar këtyre ditëve. Ka qenë faji i ambasadores Tina Kaidanova që ka lejuar ekstazën e kosovarëve më 17 shkurt 2008. Pra që ka lejuar që kosovarët të bëjnë hop pa e kapërcyer gardhin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Britanikja e bleu dhjetë euro një unazë në një treg - tre dekada më vonë e shiti për 500 mijë euro
Letra drejtuar KiE-së që përplasi Qeverinë dhe Presidencën, çfarë tha Konjufca e çka Osmani
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete