Ky është momenti shokues kur një turist i nervozuar britanik godet një shofer taksie, pas një mosmarrëveshje verbale në Phuket të Tajlandës.

Kamera e vendosur brenda një veture, shfaq burrin e identifikuar nga policia si Joseph Millward duke u grindur me taksistin Saroj Jakthong, para se ta godiste dhe përplaste në tokë me vetëm një grusht në fytyrë.


Turisti muskuloz më pas i vërsulet dhe e godet shoqëruesin e taksistit, i cili pati po të njëjtin fat, transmeton Telegrafi.

Jakthong, 39-vjeç, ngritet shpejt dhe ndjekë Millwardin drejt veturës së tij Ford, por turisti britanik largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Besohet se tajlandezi i kishte rënë borisë duke e kritikuar Millwardin për vozitje të shfrenuar, në një rrugë tejet të frekuentuar gjatë 6 prillit.

Taksisti i është nënshtruar kontrollit mjekësor pasi pësoi lëndime, kurse në stacionin e policisë u takua me sulmuesin e tij.

Ai i kishte kërkuar falje, por Jakthong thotë se do të ndjekë rrugët ligjore deri në fund – me qëllim që drejtësia të triumfojë. /Telegrafi/