LAJMI I FUNDIT:

“Qyteti i Mitrovicës lidhet ngushtë me këtë proces”, Bahtiri fton liderët politikë në një tryezë të përbashkët, rreth dialogut me Serbinë

“Qyteti i Mitrovicës lidhet ngushtë me këtë proces”, Bahtiri fton liderët politikë në një tryezë të përbashkët, rreth dialogut me Serbinë

Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri po ndjek me interes të veçantë debatet për dialogun me Serbinë.

Ai përmes një deklarate të hapur u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë, që të mblidhen në një tryezë ku temë kryesore për diskutim të jetë Dialogu me Serbinë.

Ditë më parë Bahtiri kishte organizuar një tryezë tjetër të ngjashme me përfaqësues të partive politike, ku është kundërshtuar shkëmbimi i territoreve me Serbinë.


Bahtiri ka marrë mbështetje edhe nga komunat fqinje të Mitrovicës, që janë Vushtrria, Skenderaj dhe Drenasi, për çështjen në fjalë, përcjell Telegrafi.

Bahtiri thotë se meqë qyteti i Mitrovicës është i lidhur ngushtë me këtë proces, ai fton liderët e partive parlamentare që të mblidhen në këtë qytet për të diskutuar për dialogun, pasi sipas tij “neve si klasë politike na obligon të jemi të përgatitur plotësisht”.

Më poshtë ftesa e Bahtirit drejtuar liderëve të institucioneve shtetërore dhe të partive politike

Të nderuar liderë të institucioneve shtetërore dhe të partive politike,

Ditët që po i kalojmë nën ombrellën e temës së dialogut me Serbinë, nëntemat që do të fliten dhe procesi që do të zhvillohet, neve si klasë politike na obligon të jemi të përgatitur plotësisht.

Duke pasur parasysh se qyteti i Mitrovicës lidhet ngusht me këtë proces, unë si Kryetar i Komunës i bëj thirrje publike të gjithë krerëve partiakë që përfaqesohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët me datën 23.08.2018 në ora 11:00 në ambientet e Komunës së Mitrovicës, e që si temë kryesore do të jetë Dialogu me Serbinë.

Unë besoj shumë që secili prej jush është i angazhuar politikisht për zgjidhjen më të mirë të kësaj sfide dhe për atë arsye jam i bindur që do t’i përgjigjeni pozitivisht ftesës sime.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori