Andreas Dushi
Është folur shumë për civilizimin e gruas shqiptare. E nëpërkëmbur ndër shekuj, gruaja shqiptare ka vuajtur shtypjen e saj qoftë nga pushtuesit, kanunet, qeveritë maskiliste ashtu dhe nga opinioni. Por, në jetën shqiptare gjen plot shembuj të grave që kapërcyen vështirësitë, mentalitetin represues dhe ia dolën mbanë.
Nga lajmet që kanë mbërritur deri në ditët tona, shumë gra e vajza të guximshme arritën të thyenin tabutë dhe të kryenin një jetë publike, bile dhe artistike. Pikërisht në një prej qyteteve më të zhvilluara shqiptare nuk kishte si të mos kishte një lëvizje feministe të çmueshme për gjithë Shqipërinë. Ky qytet do të ishte Shkodra. Dhe, nuk ishte e rastësishme. Qyteti i Shkodrës ishte vendi ku kishte një lulëzim letrar, politik dhe diplomatik. Në gjithë historinë tonë të brishtë ky qytet është dalluar për kulturën, artin dhe civilizimin e hershëm. Dhe pa dyshim që dhe Shkodra e viteve 1910-1930 do ndriste në gjithë shkëlqimin e saj.
Në vitin 1911, Kolë Idromeno hap një sallon ku projektonte dispozitat e para të filmit. Ai do të sillte në Shqipëri filmat e parë dhe në të gjitha shtëpitë e katolikëve, shfaqeshin filmat e parë në Shqipëri. Në vitin 1913 u hap “Internacionali” dhe Shkodra u bë qyteti më i rëndësishëm diplomatik, kulturor në të gjithë rajonin, sepse kishte shumë konsullata të huaja që imponononin shkëmbime kulturore dhe letrare.
Gratë dhe vajzat në lagjet Gjuhadol dhe Sarreq ishin me të vërtet të emancipuara. Ato mësonin gjuhë të huaja dhe kjo është një shenjë e dashurisë së tyre për arsimin, pasi aty ishte shkolla e murgeshave stigmatine. Pikërisht në vitin 1919 në Shkodër do të vihej në skenë një shfaqje teatrale e bazuar në një ngjarje kinematografike. Ajo quhej “Eminia e vorfën” dhe ishte një dramë me temë dashurie.
Rolin e Eminias do të luante një vajzë, edhe pse e padalë në reklamat e qytetit. Kjo në fakt është një ngjarje, sepse deri në atë kohë luanin vetëm burrat të veshura si gra. Sigurisht që kjo ngjarje do të merrte dhenë dhe shumë njerëz do e përflisnin këtë akt, duke aluduar se ishte një grua e huaj, dhe siç ishte zakon në Shkodër, kjo ngjarje u kthye në barsoletë.
Vitet 1921 dhe 1922 në Shkodër do jenë vite shpërthimi për teatrot dhe shoqëritë artistike dhe një nga kulmet e saj është shfaqja gjimnastikore “Katër caqet Themelore” e interpretuar e gjitha nga vajza. Paraqitja e tyre në skenë ishte e ngjashme me shfaqjet e vjetra të Broduejit dhe kjo ngjarje nuk kaloi pa u vënë re. Shkodranet e famshme janë përkatësisht: Adelajdja e K. Muzhanit, Kjara e Ejëll Koliqit, Karitina e Ejëll Koliqit, Margerita e Sh. Koliqit, Kristina e Zef Gjonej, Pina e Zef Gjonej, Nikolina e Kel Kodhelit, Domenika Tedeskini, Gizela Tedeskini, Viktorja e Z. Jakut, Roza e Z. Çurçisë, Adelajdja e F. Loros, Marta e Mati Logorecit, Nusha e Shuk Gjokës, Despina e Joakin Kokosheviç, Nineja e Tom Naraçit.
Kulmi do të shënohej me vënien në skenë të dramës “E tradhëtumja” që luhet vetëm nga vajza e gra. Ndër to do të shquheshin: Markeza e Sh. Justit nga Tina e Gjon Ashikut, Ema nga Angjelina e Mark Temalit, Marija nga Lezina e Pashko Cefës, Elvira nga Adelajdja e Pjetër Lekës, Lena nga Kristina e Zef Gjonej, një shërbëtore nga Katrina e Ndrekë Çefës, një rojtare burgu nga Ida e Kel Kodhelit dhe një zonjë, e luajtur nga Metilda e Kol Kakarriqit.
Shfaqja ishte një lojë reale ku aktoret dilnin të zbuluara dhe interpretonin në skenë. Interesante ishte që në fund të shfaqjes aktoret luanin një valle patriotike, e titulluar “Rroftë Shqypnia”.
Pikërisht kjo shfaqje tregonte se qyteti i lashtë, i quajtur me të drejtë një qytet evropian që gjithnjë kish synuar perëndimin i kishte rrënjët tek tradita. Dhe kjo në fakt ka qenë karakteristikë e shkodraneve. Këto të fundit janë me nam për kulturën, qytetërimin dhe udhëheqjen që i kanë bërë lëvizjeve feministe në Shqipëri. Ndaj kjo përpjekje e tyre në kohën kur shqiptaret ishin me perçe dhe kur fanatizmi sundohet patjetër që duhet përshëndetur sepse ishte përpjekja e parë për të dalë krah burrave, në shfaqje publike.
Kështu që në Odeonin artistik shqiptar, shkodranet mbajnë skeptrin e të parave artiste në Shqipëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu01-780x439.jpg)
E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë
![Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/camet-780x439.jpeg)
Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar
![Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/America00-780x439.jpg)
Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës
Dashuria e arkitektit shqiptar, për vajzën e Sulejmanit të Madhërishëm
![Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/Prizreni-780x439.jpg)
Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)
![Propozime për drejtshkrimin e shqipes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/Poetry-780x439.jpg)
Propozime për drejtshkrimin e shqipes
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi