Banorët në qytetin kinez Huai’an u mahnitën pasi pamjet e një ‘qyteti fantazmë’ u shfaqën mbi horizont.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një gjë e tillë u shfaq pasdite mbi Liqenin Hongze në provincën Jiangsu në Kinën lindore, sipas mediave lokale.
Banorët e mahnitur nxituan të shohin spektaklin e pazakontë, i cili zgjati rreth gjysmë ore në pjesën jug-perëndimore të liqenit, raportoi Jiangsu News Broadcast.
Duke pushtuar 2.069 kilometra katrorë (798 milje katrorë), Hongze është liqeni i katërt më i madh i ujërave të ëmbla në Kinë.
Besohet se pamja ishte një formë iluzioni që është e zakonshme në mot të lagësht.
Fenomeni shkaktohet kur lagështia në ajër bëhet më e ngrohtë se temperatura e ujit më poshtë.
Siç thuhet tutje, efekti ndodh kur rrezet e dritës depërtojnë në shtresat e ajrit me një densitet të ndryshëm, të cilat më pas reflektojnë për të treguar një imazh të objekteve larg. /Telegrafi/