Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë të ditur se ka kryer auditimin e menaxhimit të Listës Esenciale të Barnave dhe ka nxjerr disa rezultate për menaxhimin më efikas të saj.
Zyra e auditimit njofton se lista nuk është azhurnuar që nga viti 2013 dhe ekziston rreziku që barna të rëndësishme dhe me kosto mos të jenë në këtë listë.
“Rreth 30% e barnave nuk porositen asnjëherë, ndërsa ka barna të rëndësishme të cilat janë kërkuar në vazhdimësi mirëpo nuk janë përfshirë në listën esenciale. Ky auditim ka konkluduar mangësi në të gjithë procesin e menaxhimit të listës esenciale të barnave, duke filluar nga planifikimi, shpërndarja dhe monitorimi i këtij procesi nga institucionet shëndetësore. Planifikimet fillestare janë ndryshuar pa analiza përkatëse dhe si pasojë një bar vital është reduktuar deri në 74% nga plani fillestar”, thuhet në raport.
Gjendje jo më e mirë është edhe tek shpërndarja e barnave, ku për shkak të mos përcjelljes së afatit të përcaktuar në kontratat e furnizimit me barna ka ndodhur që të ketë vonesa në dorëzim deri në 240 ditë pas afatit të paraparë.
Si pasojë e mungesës së monitorimit të duhur të procesit të planifikimit dhe shpërndarjes së barnave nga institucionet përgjegjëse, dobësitë e njëjta janë përsëritur çdo vit.
“Përkundër një buxheti mesatar vjetor për Listën e Barnave për vitet 2015-2017 që ka qenë rreth 15 milionë euro, jashtë kësaj liste vetëm Qendra Klinike Universitare kishte shpenzuar mesatarisht 1.2 milion euro në vit për produkte farmaceutike. Ndërsa, se sa shpenzojnë pacientët nga buxheti i tyre për barna që nuk ofrohen nga institucionet shëndetësore nuk ka asnjë të dhënë në institucionet kosovare”, thuhet në raport.
Besnik Osmani, Auditori i Përgjithshëm, me rastin e publikimit të këtij raporti ka thënë se “për të siguruar një furnizim më të mirë, Ministria e Shëndetësisë së bashku me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar duhet të sigurojnë që Lista Esenciale e Barnave të azhurnohet sa më shpejtë në mënyrë që të përfshijë nevojat e pacienteve. Përveç kësaj këto institucione duhet të sigurojnë një menaxhim më të mirë të planifikimit dhe shpërndarjes së barnave si dhe monitorimit të procesit për të siguruar se barnat janë në dispozicion të pacientëve kur u nevojiten”.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka vlerësuar se Ministria e Shëndetësisë, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës duhet të ndërmarrin hapa konkret për të siguruar menaxhim të duhur të Listës Esenciale të Barnave. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![I dyshuar për vjedhje, policia në kërkim të një personi në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/477734967_927734782900114_6028683716469518861_n-e1739355392526-380x233.jpg)
I dyshuar për vjedhje, policia në kërkim të një personi në Prishtinë
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-380x233.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![VLEN: BDI e listave të zeza ende nuk gjen forcë të uroj Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/VLEN-BDI-380x233.png)
VLEN: BDI e listave të zeza ende nuk gjen forcë të uroj Kurtin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re