Para dy javëve Prokuroria Speciale Publike publikoi informacione rreth hetimeve për lëndën ''Shënjestra''. Dje kanë publikuar informacione të reja për zyrtarë të rinjë që janë përgjuar dhe për këtë disa qytetarë kanë rendur që ta marrin vesh se a janë numrat e tyre në mesin e numrave të përgjuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Tetë persona dje kanë kontrolluar numrat për të cilët dyshojnë se janë përgjuar. PSP i ka informuar se sipas numrave të paraqitur, janë përgjuar 15 numra.


Nga PSP thonë se pas publikimit të lëndësh ''Shënjestra'' atyre ju janë drejtuar shumë qytetarë për të marrë informacione rreth telefonatave të përgjuara.

Më shumë, sipas PSP-së, kërkesa ka nga gazetarë, biznesmenë dhe profesione tjera./Telegrafi/