Qytetarët maqedonas kundër drejtorit shqiptar në “Marija Kiri” në Shkup (Video)

Nxënësit dhe profesorët maqedonas të shkollës së mesme profesionale të qytetit “Marija Kiri Skllodovska” kanë nisur bojkotin e mësimit për shkak të emërimit të drejtorit shqiptar të shkollës. Ata kërkojnë drejtor tjetër pasi siç thanë kanë përvojë të keqe me paralelet që mësimin e zhvillojnë në gjuhën shqipe.
“Kërkesa jonë është se ne nuk dëshirojmë të jetë shqiptar sepse kemi përvojë të keqe. Para disa viteve kemi pasur disa paralele të gjimnazit në të cilat kishte revoltë të madhe. Komuna e Aerodromit kishte shumë nxënës që mësonin në këtë shkollë me nxënësit shqiptarë dhe tashmë tre-katër vitet e fundit nxënësit maqedonas nuk regjistrohen” thotë një profesor.
Protesta e prindërve dhe profesorëve maqedonas është nxitur edhe pas disa postimeve në rrjeteve sociale ku vendimin për emërimin e drejtorit shqiptar ishte vlerësuar si akt historik.
Në postin e drejtorit me vendim të kreut të Shkupit, Petre Shilegov është emëruar Blerim Nebiu, psikolog i shkollës në fjalë. Shilegov thotë se emërimi është bërë duke respektuar të gjitha procedurat ligjore.
“Dje e kam emëruar ushtrues të detyrës drejtor të shkollës së mesme të kimisë. Ai i plotëson të gjitha procedurat ligjore. Nuk mendoj se ka hapësirë për revoltë ose çfarëdo lloj trumfalizmi në këtë rast. Nuk do të lejojë që politika të futet në shkolla, si kryetar i qytetit nuk do të lejojë një gjë të tillë. 8.58 Të gjitha kushtet ligjore për kryerjen e detyrë ai i plotëson. Apeloj ti normalizojnë marrëdhëniet dhe procesin e arsimit për shkak se nuk kemi nevojë për krijim të situatave për të cilat vërtet nuk kemi hapësirë”, deklaroi Petre Shilegov.
Nga Ministria e Arsimit thonë se nuk janë të njoftuar me këtë rast, por apelojnë për normalizimin e procesit mësimor.
“Nuk na duhen as triumfalizëm e as asgjë tjetër por në mënyrë kualitative të jemi të ngritur në realizimin e procesit arsimorë. Nëse ka çfarëdo shkelje, normalisht që do të kërkojmë përgjegjësi, por për shkak se nuk jam i informuar në detaje për këtë rast, ndoshta në një takim me arsimtarët dhe një takim me të gjithë palët e involvuara do të shohim se çka konkretisht po ndodh në këtë rast”, tha Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të rikthehen në mësim deri në përmbushjen e kërkesave të tyre./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shaqir Fetahu me mesazh para Ramazanit: Mundësi për të forcuar lidhjet mes nesh, për të ushtruar tolerancën, mëshirën dhe humanizmin

Aksidentohet një këmbësore në Prishtinë, dërgohet për tretman mjekësor

Vrau një kafshë të egër në Rahovec, arrestohet një person

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet