Grupi “Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë” po kërkon anulimin e vendimit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të monumentit të trashëgimisë kulturore- Kalasë së Vjetër të Vushtrrisë.
Këtë vendim të IMMK-së, ky grup e quan skandaloz dhe në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, derisa i kanë bërë ftesë Prokurorisë së Shtetit që të nis hetimet në lidhje me marrjen e këtij vendimi.
IMMK gjatë ditës së djeshme ka bërë publik vendimin për të dhënë në shfrytëzim të përkohshëm monumentin e trashëgimisë kulturore – Kalanë e Vjetër (Kalanë e Vushtrrisë) – për biznesmenin Mentor Salihu.
“Përfundimisht “Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë”, kërkojnë anulim të menjëhershëm të vendimit skandaloz të drejtorit të IMMK-së, dhe kërkojmë që Kalaja përfundimisht të njihet si hapësirë publike për qytetarët e Vushtrrisë. Në lidhje më këtë vendim skandaloz, dhe kërkesat tona, do të njoftohet edhe Prokuroria e Shtetit e cila edhe në vitin 2017 kishte nisur hetim për procesin e dhënies në shfrytëzim të përkohshëm të Kalasë së Vushtrrisë. Ne nuk do të ndalemi derisa vendimi të anulohet përfundimisht”, thuhet në një reagim nga ky grup.
Sipas këtij grupi, ky vendim është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Vushtrrisë, të cilët edhe dy vite më parë kanë protestuar ndaj një vendimi të ngjashëm, atë të Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore me datën 07.07.2017, i cili ia dha në shfrytëzim Kalanë për pesë vite po ashtu Mentor Salihu – dajës së ish kryetarit të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Bajram Mulaku.
“Asokohe “Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë” kanë dalë kundër këtij vendimi dhe kanë kërkuar që ai të anulohet për faktin se Kalaja e Vushtrrisë përveç që është monument i trashëgimisë kulturore gjendet në zone arkeologjike, si dhe është e vetmja hapësirë publike e restauruar dhe destinuar për aktivitete kulturore për rininë e qytetit. Kalaja tashmë është dëshmuar si hapësira e vetme publike për zhvillimin e aktiviteteve publike në të mirë të komunitetit, dhe dhënia në shfrytëzim për biznes të kësaj hapësire do të cenojë dhe ngushtojë hapësirën qytetare. Përveç kësaj, procesi i dhënies në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë, sikurse herën e kaluar edhe kësaj radhe ka ndodhur pa asnjë diskutim publik me qytetarët. Dhe rrjedhimisht asnjë vendim nuk mund të konsiderohet se ka legjimitet pa e marrë atë nga vetë qytetarët e Vushtrrisë”, thuhet në reagim.
Ky grup thotë se praktika të tilla të shfrytëzimit të objekteve të trashëgimisë kulturore nga bizneset private kanë rezultuar në dëmtimin e tyre dhe për këtë nuk është dhënë asnjë përgjegjësi.
“Ne si qytetarë të Vushtrrisë, jemi të shqetësuar për këtë vendim pasi që përmes tij qytetarëve po u privohet shfrytëzimi i njërës nga hapësirat kryesore kulturore. Gjithashtu, ne jemi dëshmitarë se praktika të tilla të shfrytëzimit të objekteve të trashëgimisë kulturore nga bizneset private kanë rezultuar në dëmtimin e tyre dhe për këtë nuk është dhënë asnjë përgjegjësi. Një shembull i tillë është Ura e Vjetër e Gurit në qytetin tonë që për momentin shfrytëzohet si oborr restoranti. Gjatë këtij viti anësoret e kësaj ure janë rrezuar në mungesë të mirëmbajtjes adekuate nga pronarët”, thuhet në reagim.
Po ashtu, organizata CHëB Kosova në një reagim të saj ka vlerësuar se “Vendimi Nr. 68/2019 lëshuar nga Instituti i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, nënshkruar nga drejtori i këtij Insitucioni, Ismet Hajrullahu për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të Monumentit të trashëgimisë kulturore – Kalaja e Vushtrrisë është i pabazuar dhe i kundërligjshëm”. “Ky vendim, i cili ka për subjekt një “Monument të trashëgimisë kulturore arkeologjike”, në mënyrë të kundërligjshme bazohet në dy pika -‘Ligji 02/L-88 Neni 6 ( paragrafi 6.14)’ dhe ‘Rregullorja 06/2017 Neni 10, Paragrafi 1.18’- të cilat i referohen trashëgimisë kulturore arkitekturale. Neni 6 ( paragrafi 6.14), Ligji 02/L-88 thotë se “Përdorimi me qëllim përfitimi ekonomik dhe kulturor i trashëgimisë arkitekturale autorizohet me leje të shkruar nga Institucioni kompetent, në rastet ku vlerat e trashëgimisë arkitekturale janë të mbrojtura”.
Gjithashtu, Rregullorja 06/2017, Neni 10, Paragrafi 1.18 specifikon se “Instituti i Kosovës për Mbrojte të Monumenteve autorizon me leje të shkruar përdorimin me qëllim përftimi ekonomik dhe kulturor të trashëgimisë arkitekturale në raste ku vlerat e trashëgimisë arkitekturale janë të mbrojtura, pas konsultimit me Qendrën Rajonale përkatëse të Trashëgimisë Kulturore”, thuhet në reagimin e kësaj organizate, e të cilën e mbshtesim edhe ne. Tutje CHëB Kosova po ashtu ka sqaruar se ‘Kalaja e Vjetër në Vushtrri’ është monument nën mbrojte të përhershme në kategorinë ‘trashëgimi arkeologjike’ dhe jo arkitekturale siç është trajtuar nga vendimi i fundit kunderligjor.
Kategorizimi zyrtar është adaptuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, propozuar nga Ministria e Kulturës. Në përshkrimin e publikuar në ëeb-faqen e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore thuhet që “Bazuar në vlerat arkeologjike, artist ike, shoqërore, shpirtërore, rariteti dhe shkencore, aseti Kalaja e vjetër është shpallur monument në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në vitin 2016”.
“Duke marrë parasysh kategorizimin e mësipërm, Rregullorja 06/2017, Neni 11, Paragrafi 1.2, specifikon se është Instituti Arkeologjik i Kosovës i cili “Jep lejet (lejimi) me shkrim për veprimtari që mund të ndikojnë në vlerat ose ndryshojnë tërësinë ose strukturën e trashëgimisë kulturore – arkeologjike nën mbrojte të përhershme ose të përkohshme”. CHëB Kosova konsideron se Instituti i Kosovës për Mbrojte të Monumenteve me vendimin e fundit ka bërë një veprim kundërligjor duke shpërfillur kompetencat e Institutit Arkeologjik të Kosovës”, sqaron CHëB.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht