LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët kalojnë pushimet në Liqenin e Dibrës, shprehen të kënaqur me kushtet

Qytetarët kalojnë pushimet në Liqenin e Dibrës, shprehen të kënaqur me kushtet

Në vend se në Ohër ose Strugë, për pushime në Liqenin e Dibrës. Shumë qytetarë i shfrytëzojnë plazhet e Liqenit artificial të Dibrës për t’iu shmangur rrëmujës në qytet dhe të nxehtit veror. E, pikërisht aty mund të gjeni thjeshtë gjithçka, prej vozitjes me skuter ose gliser, e deri te plazhet e rregulluara mirë. Ajo që e bën edhe më tërheqëse është uji i ngrohtë i liqenit, i cili është rreth dy gradë më i ngrohtë se ai i Liqenit të Ohrit.

“Kemi vikend-shtëpizë në fshatin Osoj dhe prej atje vijmë çdo ditë këtu, nga katër pesë orë. Ky është pushim i mirëfilltë, meqë nuk mund të shkojmë në det. Edhe vitin e kaluar ishim këtu pas pushimit kryesor. Edhe sivjet ka shumë të rinj”.

„Është shkëlqyeshëm Plazhi është shumë i mirë, uji është shumë i mirë. Nuk ka shumë rrëmujë. Ne e gjetëm paraprakisht këtë vend dhe ndjehemi mirë. Njëqind denarë është një shtrat, çmimet janë të pranueshme“.


Banorët më të vjetër të Dibrës kujtojnë se edhe në të kaluarën kanë ardhur këtu për t’u larë. Thonë se janë mbledhur shumë njerëz nga qyteti dhe rrethina. Por, gjendja me pandeminë ka ndikuar mbi vizitën edhe në këtë vend.

“Ky sezon është i qetë, për shkak të pandemisë. Ne që jemi këtu për qytetarët, tani jemi dy shpëtimtarë, për dallim nga viti i kaluar kur ishin pesë, ndërsa për fundjava kur kishte frekuentim më të madh ishim edhe deri gjashtë veta”-tha Shefki Leshi, zhytës-shpëtimtar nga Kryqi i Kuq në Dibër.

Me planin për urbanizim para rreth pesë viteve te një pjesë e vendit e quajtur Kurorë, është parashikuar ndërtimi i objekteve hotelierike dhe hoteleve, por deri tani nuk ka asgjë nga ky projekt.

https://www.youtube.com/watch?v=G4Blze-1yRQ&feature=emb_title

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori