LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Ohrit edhe më tej e presin pishinën e mbyllur

Qytetarët e Ohrit edhe më tej e presin pishinën e mbyllur

Shtatë vite nga fillimi i ndërtimit, pishina e mbyllur në Ohër ende nuk ka përfunduar. Gati një vit nuk ka asnjë aktivitet, edhe pse autoritetet premtojnë se pishina është duke përfunduar. Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Naumçe Mojsovski, thotë se afati për ndërtim i cili ishte deri më 31 dhjetor të këtij viti, do të shtyhet deri në pranverë.

“Në pishinën e Ohrit vazhdojmë. Me mbikëqyrjen kemi pasur ngecje gjashtë muaj, është zgjedhur mbikëqyrje tjetër, kemi pasur pasoja të padëshiruara, kompania që kryen punimet, shefi i tyre ka përfunduar në paraburgim. Derisa të rifilluan, iu bllokuan llogaritë. Ata sigurojnë që në mars ose prill do të jetë gati. Pishina e Ohrit është gati 70%. Por ka zvarritje”, tha Naumçe Mojsoski– drejtor i Agjencisë për rini dhe sport.

Në këto kushte, pa pishinë të mbyllur, qytetarët e Ohrit notin në dimër e bëjnë në disa nga pishinat e hoteleve. Banorët thonë se janë lodhur nga premtimet.


“Nuk jam optimist, sepse ka dhjetë vjet që po ndërtohet”, tha një qytetar.

“Nuk do ta bëjnë kurrë. Ata vetë e dinë pse”, tha një tjetër qytetar.

“Pas 20 viteve. Sepse nuk ka para. Sepse gjërat nuk funksionojnë mes pushtetit vendor dhe atij qendror. Janë dy mjeshtër, është e vështirë dhe duhen të holla”, deklaroi një qytetare.

“Për dhjetë vjet mendoj se do të ndërtohet autostrada nga këtu në Gjermani, është turp, Ohri është qytet i notit dhe duhet të ketë pishinë të bukur, kështu nuk është mirë”, shtoi një qytetar tjetër.

Pishina e Ohrit fillimisht ishte paraparë të jetë gati për 30 muaj dhe i gjithë projekti ishte parashikuar në shumën prej 5 milionë euro. Projekti parashikon që objekti të ketë dy pishina, klub fitnesi, dyqan për pajisje sportive, hapësirë tregtare dhe administrative, kafene dhe qendër- spa./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori