Në komunën e cila nuk është as dhjetë kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, tash e sa ditë qytetarët po përballen me erë të rëndë dhe tym që vije nga termocentralet e KEK-ut.
Ajri i ndotur i cili po ndodhë si shkak i një përzierje të tymit, pluhurit dhe hirit, ka edhe një erë të rëndë, i cili po ua ngacmon frymëmarrjen qytetarëve.
Musa Asllani i cili është banor në këtë komunë po thotë se dita-ditës është bërë e vështirë jetesa në këtë vend. Sipas tij, ditëve të fundit është vërejtur një tym më i theksuar.
“Pluhun, kiamet, ajër i ndotur, pa pastërti, nuk e di qysh po jetojmë ne në komunë të Obiliqit. Kanë dhënë premtime, nuk ka asgjë as prej Qeverisë, as prej askujt….Qeveria është fajtor, po kush tjetër, kryetari i komunës, Qeveria edhe drejtori i KEK-ut, i cili është kompetent për të ngjitur filtrat e pastrimit të ajrit, ata nuk ngjitën asnjëherë dhe del tymi pa filtrim, e ne e thithim krejt, pastaj sëmundjet”, thotë ai.
I frustruar për neglizhencën e institucioneve po del të jetë edhe Mehmet Gashi, po ashtu banor i Obiliqit.
“Po ka tym, e po janë tonat, krejt udhëheqësia i ka fajet, krejt kryesia i ka fajet… Ka më shumë, e ka gjithë, po krejt udhëheqësia fajet i ka”, shprehet Gashi.
Muharrem Shatrolli derisa fajëson institucionet kompetente për këtë çështje, thotë se gjatë sezonës së dimrit po e kanë shumë të vështirë të përballën me këtë ajër.
“Është evidente ajo, megjithëse filterat po punojnë tash më mirë, por ka njëfarë tymi, nuk është mirë, por nuk kemi se çfarë të bëjmë….KEK-u nuk po ndërmerr asgjë këndej, popullata nuk ka se çfarë të bëjë…Është vështirë, sidomos tashmë sezona e dimrit kur edhe ndezët me qymyr, është shumë më keq”, thotë ai.
Se ajri i ndotur në këtë vend është evident, e thotë edhe Skender Sullova, megjithatë sipas tij, këto ditë është vërejtur tym më i theksuar që vije nga oxhaqet e termocentraleve.
“Sidomos në tre të mëngjesit, në katër të mëngjesit ka gjithmonë një erë… gjithherë ka. …Shumë e vështirë, shumë”, përfundon ai.
Në lidhje me këtë, në një përgjigje dhënë KosovaPress-it, drejtoresha e Ambientit në komunën e Obiliqit, Fitore Hashani ka mohuar të ketë pasur ankesa sa i përket tymit. Sipas saj, këto ditë është duke u punuar në riparimet e Kosovës B, dhe se mund të ketë zhurmë gjatë pasdites.
“Ne nuk kemi asnjë ankesë këtyre ditëve sa i përket tymit. E dëshmojnë edhe raportet e Institutit Hidrometeorologjik e edhe raportet e KEK, ndërsa ne jemi në procedurat tenderuese të Laboratorit Mobil, i cili do të bëjë matjet e ndotjes në komunën tonë dhe deri atëherë gjithçka e kësaj fushe është në harmoni me ligjet në fuqi nga MMPH-ja. Në këtë dhjetë ditësh të fundit kemi pasur në intervalet e pasdites kryesisht më shumë zhurmë, kjo si pasojë e riparimeve që po ndodhin në TC”Kosova B”, por që ne si komunë po jemi të informuar me kohë për zhvillimet që do të ndodhin. Ndërsa për vitet në vazhdim në presim mirëkuptim nga KEK të krijoj brezin e gjelbër si dhe të vazhdoj në investimet në ambient bazuar ne kërkesat e komunitetit si dhe ligjet ne fuqi”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Obiliqit.
KP në lidhje më këtë ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga zyra e informimit në KEK, por këta të fundit nuk kanë bërë një gjë të tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë