Njohësit e çështjeve juridike thonë se rezultatet që solli marrëveshja e Prespës duke i hapur dyert për integrimin e Maqedonisë Veriore në strukturat euroatlantike po i jep hije të keqe mossundimi i ligjit në formë të njëjtë për të gjithë qytetarët.
Përderisa pushteti thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e reformave në sistemin gjyqësor, qytetarët shprehen të revoltuar nga vendimit të Gjykatës Supreme se Prokuroria Speciale për shkak të skadimit të mandatit, duhet të ndërpres dhjetëra hetime, apo procese që ka nisur pas datës 30 qershor të vitit 2017.
Kjo bën që të shpëtojnë nga akuza një pjesë e ish zyrtarëve të lartë të shtetit të cilët akuzohen për vepra korruptive manipulimin e zgjedhjeve si dhe dështimin e regjistrimit të popullsisë.
Por, drejtorja e Akademisë për Prokurorë Publik dhe Gjykatës, Natasha Gaber Damjanovska, në intervistën për Radion Evropa e Lirë thotë se gjendja aktuale është kombinim i disa prioriteteve të përgjithshme shtetërore dhe të interesit publik.
“Shpresoj se kjo nuk do të shkojë gjatë, për shkak se detyra në vazhdim që na pret neve si shoqëri është zbatimi i normave juridike ndaj secilit në mënyrë të njëjtë, çka do të thotë – në rast se ka vepër penale të dëshmuar, duhet të ketë përgjegjësi gjegjëse dhe ashtu duhet të zbatohet në të ardhmen”.
“Kemi përjashtime të caktuara. Duke pasur parasysh prioritetet që kanë paraprirë, mendoj se do të duhet të jetojmë me atë, por që tani e tutje vlerësimi i asaj se si i realizojmë në rendin dhe prioritetin tonë shoqëror, duhet të vihet në tjetër këmbë kjo. Unë mendoj se ashtu do të fillojë të vlerësohet dhe të matet”, tha Damjanovska.
Por, Naser Ziberi njohës i çështjeve juridike thotë se veprimet e fundit të gjyqësorit edhe më shumë kanë thelluar mosbesimin në sistemin gjyqësor.
“Veprimet e fundit që kanë të bëjnë me ikjen e Nikolla Gruevskit, pastaj vendimi i Gjykatës Supreme për të ndalur proceset e Prokurorisë Speciale, pataj amnestia përmes së cilës një pjesë e bukur e aktorëve politik siç janë ministra, deputetë, u amnistuan edhe më tepër e konfirmoi qëndrimin e qytetarëve se në Maqedoni nuk ka drejtësi, se kjo drejtësi është selektive dhe se gjyqësori edhe më tutje mbetet i ndikuar nga politika dhe nuk ka autonomi në vendimmarrje” thotë Ziberi.
Anketat kanë nxjerrë në pah se është ulur besimi i qytetarëve edhe ndaj institucionit që kishte mbështetjen më të madhe të qytetarëve Prokurorinë Speciale edhe atë për 20 për qind.
Naser Ziberi në këtë drejtim thotë se “Specialja” mbahet nën kthetrat e mosdefinimit të statusit të këtij institucioni.
“Prokuroria Speciale ballafaqohet me tri probleme. E para me statusin e pa zgjidhur të saj dhe dilemën nëse do të mund të funksionojë edhe më tutje duke ngritur procedura para gjykatave. E dyta me bllokadat që i ushtohen asaj në procesin e zbatimit të hetimeve që a ndërmarrë. Dhe e treta ka të bëj me dyshimin se edhe prokuroria speciale është selektive sepse asnjë nga personat që janë nën hetime nga kjo nuk ka marrë dënimin e merituar dhe këtu kemi edhe dyshimin se vetëm ndaj një strukture kjo Prokurori ngre procedura gjyqësore”, thotë Ziberi.
Ndryshe, anketat e fundit tregojnë se mbi 60 për qind e qytetarëve nuk kanë besim në organet e sistemit gjyqësor, Prokurorinë publike dhe gjykatat ndërkohë që në gjyqësorin e Maqedonisë kanë besim vetëm 33 për qind e qytetarëve./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Fitorja në zgjedhjet e 11 majit përcakton të ardhmen e vendit

Punimet në rrugën e Komanit, rritet interesi për të investuar në turizëm

Tripunovski: Së shpejti do të shpallet thirrja për blerjen e rreth 3.000 tonëve oriz të papërpunuar, rezervat shtetërore të mbushen me produkte vendore

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa