Qytetarët e Maqedonisë në Bosnjë e Hercegovinë do të udhëtojnë me letërnjoftime

Në seancën e djeshme të Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës u miratua teksti i propozim-marrëveshjes me Maqedoninë për kushtet gjatë udhëtimit të shtetasve të dy vendeve.
Në kumtesën nga seanca qeveritare theksohet se gjatë udhëtimit me letërnjoftime do të lehtësohet udhëtimi për qytetarët nga Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.
Propozim-marrëveshja parasheh që qytetarët e dy vendeve të mund të kalojnë kufinjtë e shteteve me letërnjoftime ose pasaportë biometrike dhe qëndrim në vendet përkatëse për 90 ditë pune./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































