LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë kanë paguar disa herë për të rregulluar rrugët që janë shtruar një herë (Dokument)

Qytetarët e Maqedonisë kanë paguar disa herë për të rregulluar rrugët që janë shtruar një herë (Dokument)

Sipas Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, respektivisht Programit qeveritar për planifikim, ndërtim, rekonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve shtetërore për periudhën 2013-2017 realizohen po aq të ardhura sa dhe të dalura për jetësimin e planeve infrastrukturore, njofton Portalb. Bëhet fjalë për gjithsej 67.544.000.000 denarë për periudhën 2013-17, edhe atë: 8.099.000.000 den në vitin 2013:
12.230.000.000 den në 2014;
13.759.000.000 den në 2015;
14.624.000.000 den në 2016 dhe
18.832.000.000 den në vitin 2017. Si të ardhura këto shuma mblidhen nga pikë-pagesat rrugore, taksat rrugore, regjistrimet e automjeteve, akcizat e derivateve të naftës etj(Grafiku 1). Ndërsa harxhohen për paga të punëtorëve, materiale, investime, softuer etj(Grafiku 2).

Grafiku 1
Grafiku 1

Grafiku 2

Grafiku 2


Rrugë të këqija, por më të shtrenjtat në Evropë
Sa i përket mbldhjes së të ardhurave të Ndërmarrjes publike për rrugët e Maqedonisë, qytetarët e Maqedonisë paguajnë çmimin më të lartë në Evropë. Kështu derisa në Slloveni për autostradë me mijëra kilometra, në të gjitha drejtimet dhe pa asnjë kufizim, paguhet vetëm 7 euro për 10 ditë… në Maqedoni rruga Tetovë-Shkup (më pak se 50 kilometra) paguhet 1 euro në një drejtim, 14 euro për 7 ditë në dy drejtime; ose 80 denarë për një drejtim Shkup-Kumanovë (për vetëm 40 kilometra).

Ndërsa sa i përket realizimit të investimeve në praktikë vëmendje të veçantë në opinion mori rasti i mos-përputhjes së të dhënave të publikuara nga Qeveria me të dhënat e publikuara nga kompania kineze, e autorizuar për ndërtimin e autostradave: Kërçovë-Strugë dhe Milladinovci – Sveti Nikole – Shtip. Ashtu që për të parën qeveria njoftoi se do të shpenzohen 374 milion euro, kurse kompania kineze se do të shpenzohen 56, 116 milion dollar; ndërsa për autostradën e dytë sipas qeverisë, duheshin 206 milion euro, kurse sipas kompanisë kineze vetëm 30,93 milion dollar amerikan. Për çka në tetor të vitit 2013 opozita e akuzoi pozitën për korrupsion.

Ndryshe, derisa sipas Ndërmarjes publike për mirëmbajtjen e rrugëve, në vitin 2014, 80% e rrugëve kanë qenë në gjendje të qëndrueshme… sipas raportit të Bankës Botërore 60% e rrugëve të Maqedonisë janë në gjendje të keqe, kurse vetëm 58% janë asfaltuar, çka i bën rrugë të kualitetit mjaft të ulët. Analizat thonë se riparimi i rrugëve kushton trefish më shumë se sa mirëmbajtja e rregullt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori