Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka vlerësuar sot se shëndeti publik i qytetarëve të Kosovës seriozisht është vënë në sprovë për shkak të pandemisë COVID-19.
KMDLNj thekson se kohëve të fundit kemi një përshkallëzim të rasteve, si të atyre që janë të infektuar me COVID-19 e sidomos të rasteve që përfundojnë me fatalitet.
Këshilli thekson se institucionet e Kosovës në mënyrë flagrante po i shkelin të drejtat e njeriut duke mos i mbrojtur ato dhe qytetarët e Kosovës duhet të padisin institucionet e Kosovës në rast se nuk i kompensojnë për testet dhe shpenzimet tjera e që janë përgjegjësi ekskluzive e shtetit.
Lexoni të plotë reagimin e Këshillit:
Shëndeti publik i qytetarëve të Kosovës seriozisht është vënë në sprovë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Kohëve të fundit kemi një përshkallëzim të rasteve, si të atyre që janë të infektuar me COVID-19 e sidomos të rasteve që përfundojnë me fatalitet.
Në mos të parët, jemi në maja të statistikave botërore, krahasuar me numrin e banorëve. Është një ngushëllim i vogël se numri i të shëruarve po tregon rritje.
Është shumë shqetësuese që shteti nuk ka arritur të mbrojë njërën prej të drejtave elementare të njeriut, e drejta për jetë dhe e drejta për shërbime shëndetësore që do të mbronin shëndetin e qytetarëve apo këtë e ka bërë pamjaftueshëm.
Kapacitetet parandaluese shëndetësore kosovare, si në aspektin profesional ashtu dhe logjistik nuk kanë mundur të përballojnë pandeminë përkundër përpjekjeve maksimale dhe sakrifikuese të stafit shëndetësor.
Në menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 ka dështuar politika, e papërgatitur me këto situata, e shquar për joseriozitet dhe jo kompetencë e cila interesin politik, partiak dhe personal e ka vënë mbi interesin e mbrojtjes së shëndetit publik.
Në pamundësi dhe pazotësi të rrisin numrin e testimeve, si masë e vetme efikase parandaluese, këtë kompetencë i kanë bartur laboratorëve private për të cilat askush, në mungesë të transparencës nuk e di se cilat kritere kanë qenë përcaktuese për dhënie të lejes. Edhe çmimet janë në shpërputhje të madhe me mundësitë materiale të shumicës së qytetarëve të Kosovës.
Numri i laboratorëve privat është rritur shumë dhe me këtë edhe mundësia e zhvatjes së qytetarëve të Kosovës.
Laboratorët private bëjnë teste serologjike dhe në të shumtën e rasteve udhëzojnë pacientët të bëjnë testin anticovid si dhe analiza plotësuese të gjakut e që për një person shuma shkon midis 85-100 euro.
Paramendojeni situatën kur në një familje duhet të bëjnë analiza disa anëtarë?! Shteti ka përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik andaj ka përgjegjësi për të siguruar testim falas për të gjithë qytetarët ndërsa, nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë duhet të subvencionojë testimin te laboratorët private në përputhje me gjendjen ekonomike, në të shumtën e rasteve 100 % kurse në rastet tjera jo më pak se 70%.
Ata që nuk kanë nevojë, i paguajnë vet. Në rrethanat aktuale, për shkak të jo kompetencës institucionale, ku as korrupsioni nuk mund të përjashtohet, në mënyrë drastike dhe pariparueshëm po shkatërrohen institucionet publike shëndetësore ndërsa po fuqizohet infrastruktura shëndetësore private e që seriozisht po e dëmton shëndetin fizik si dhe mirëqenien materiale të shumicës së qytetarëve të Kosovës.
Në këtë mënyrë institucionet e Kosovës në mënyrë flagrante po i shkelin të drejtat e njeriut duke mos i mbrojtur ato. Qytetarët e Kosovës duhet të padisin institucionet e Kosovës në rast se nuk i kompensojnë për testet dhe shpenzimet tjera e që janë përgjegjësi ekskluzive e shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale