LAJMI I FUNDIT:

Quni i LDK-së: Strategjia për Sigurinë është hartuar me “copy-paste” nga interneti

Quni i LDK-së: Strategjia për Sigurinë është hartuar me “copy-paste” nga interneti

Deputeti i LDK-së, Anton Quni  ka thënë se Strategjia e Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027, është bërë në formatin “copy-paste”.

Ai në seacën e Kuvendit ku po shqyrtohet kjo strategji tha se me hartimin e saj është marrë vetëm një njeri, i cili sipas deputetit Quni ka punuar me metodën “copy-paste” nga interneti.

“E kam kuptu që me hartimin e strategjisë është marrë vetëm një njeri, një person, i cili nën presionin e kohës dhe përvojës së vogël për punë ekipore e ka kompletuar dokumentin duke bërë ‘copy-paste’ të paragrafëve të strategjive të shteteve të Ballkanit. Po më vjen inati me e thënë këtë”, tha Quni.


Paraprakisht, Quni tha se ky rast ia kujtoi një mik të tij, i cili në një ministri harton strategji me metodën ‘copy-paste’.

“Mu kujtua një ngjarje me një mik timin. Ai punon në një ministri dhe unë e pyeta çka punon konkretisht. Unë – tha – në ministri jam strateg. Thash, shpjegoma pak. Po tha, kur më takon ministri në korridor, më thotë ma bëj strategjinë për filan temën, unë i hyj internetit copy-paste, i marr do paragrafe, ia kompletoj një dokument, ia dorëzoj dhe ai fascinohet. Mendon që jam strategu më i mirë në ministri, mendon që jam gjenial. Z. kryeministër, më besoni, në këtë frymë është punuar kjo strategji”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori