Akademiku Rexhep Qosja ka shkruar se prej 18 shkurtit – ditës së parë të protestave të PD-së, që kanë hyrë në muajin e dytë, ka dëgjuar një sërë deklaratash të kryetarit të sotëm të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, dhe të kryetarit të djeshëm e të sotëm të kësaj partie, Sali Berisha, në të cilat ka shumë më tepër dhunë e robëri, sesa paqe e liri!
Në shkrimin e tij Qosja ka thënë se “me deklaratat e dy prijësve të PD-së, e në mënyrë të veçantë me deklaratën e sipërcituar luftënxitëse, Shqipëria po shtyhet drejt vitit 1997!”, transmeton Telegrafi.
Shkrimi i plotë i Rexhep Qosjes:
DEKLARATA LUFTËNXITËSE
Prej 18 shkurtit – ditës së parë të protestave të Partisë Demokratike, të cilat kanë hyrë në muajin e dytë, kam dëgjuar një numër të madh deklaratash të kryetarit të sotëm të kësaj partie, Lulëzim Basha, dhe të kryetarit të djeshëm e të sotëm të kësaj partie, Sali Berisha, në të cilat shumë më tepër se vetëpërmbajtje, ka shfryrje me fyerje, akuza, shpifje, denoncime, kërcënime e mujshi të tjera poshtëruese gjuhësore që në shtetet juridike të botës ndëshkohen!
Duke i dëgjuar çka po thoshin e ngushëlloja veten: “Lëri le të flasin ç’të duan, sepse ende nuk kanë mësuar se ajo që dikush e thotë për tjetrin njëkohësisht flet edhe për të”.
Prej 18 shkurtit – ditës së parë të protestave të PD-së, që kanë hyrë në muajin e dytë, kam dëgjuar një sërë deklaratash të kryetarit të sotëm të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, dhe të kryetarit të djeshëm e të sotëm të kësaj partie, Sali Berisha, në të cilat ka shumë më tepër dhunë e robëri, sesa paqe e liri!
E ngushëlloja veten: “Lëri, lëri le të bëjnë qejf sepse ende nuk kanë mësuar se të gjitha luftërat qytetare dhe luftërat shtetërore më së pari bëhen me fjalë dhunuese e kërcënuese e, mandej, me duar e këmbë, me hunj, me sakica, me allti, me pushkë, me mitraloza, me aeroplanë e në kohën tonë edhe me raketa! E me mjete të tjera!
Dje, më 17 mars 2017, derisa po dëgjoja përimtimet e një vargu publicistësh e analistësh për koalicionin pushtetar e për koalicionin protestues, për qeverinë e “krimit”, për qeverinë e “drogës”, për qeverinë ‘teknike”, për qeverinë “septike”, si tha një publicist i Prishtinës, për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit, për zgjedhjet e shtyra për kushedi kur, për ministrat e “flijuar” e për ministrat e riemëruar, dëgjova deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, të përsëritur sa e sa herë në mediet e Tiranës dhe në mediet e Prishtinës në të cilën thuhej se: “Fatmir Xhafa mund ta kalojë pragun e Ministrisë vetëm përmbi trupat tanë!”
Çka u tha në këtë deklaratë? Kujt iu drejtua kjo deklaratë? Kush u kërcënua me këtë deklaratë? Kush u rrezikua me këtë deklaratë?
Zipas të gjitha gjasavë me të u thuhej anëtarëve të PD-së; me të u thuhej përkrahësve të PD-së; me të u thuhej atyre në pushtet; me të u thuhej gjithë shqiptarëve jo vetëm në Shqipërinë shtetërore por kudoqofshin ata, se juristi i socialistëve të Shqipërisë, Fatmir Xhafa, s’mund të bëhet ministër i brendshëm pa vendimin e PD-së, në të vërtetë pa vendimin e Lulëzim Bashës e të Sali Berishës! Me të u thuhej shqiptarëve në Shqipëri e kudoqofshin ata se ministër i punëve të brendshme në Shqipëri mund të bëhet vetëm ai që e don, e cakton, e emëron PD-ja, në të vërtetë Lulëzim Basha me Sali Berishën! Se kryetar i Shqipërisë mund të emërohet, mund të caktohet, mund të bëhet vetëm ai që e duan, e caktojnë, e emërojnë, e bëjnë Lulëzim Basha e Sali Berisha! Se zgjedhjet në Shqipëri mund të bëhen vetëm po të formohet qeveria çfare duan ata, qeveria teknike! Se zgjedhjet në Shqipëri mund të bëhen jo me 18 qershor, kur i ka caktuar Kuvendi i sotëm i Shqipërisë, por kur duan Lulëzim Basha e Sali Berisha! Se vetingu dhe në përgjithësi reforma e drejtësisë, prej së cilës varet e sotmja dhe e ardhmja e Shqipërisë shtet normal, në të cilin bën të jetohet, mund të miratohen vetëm mbasi të mbahen zgjedhje “të lira e të ndershme” në të cilat do të fitojnë Lulëzim Basha e Sali Berisha!
E pse kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, të mos e japë një deklaratë ashtu luftënxitëse siç është ajo e sipërthëna?! Po vetëm pak ditë më parë ai ia kishte mbushur mendjen vetes dhe kushedi edhe sa anëtarëve të partisë së tij se: “Asgjë nuk është si më parë pas 18 shkurtit të lavdishëm të lëvizjes popullore”!
E çka paska ndryshuar në Shqipëri e në Kosovë e në jetën e shqiptarëve kudoqofshin pas 18 shkurtit të “lavdishëm”? Çka, vërtet, çka?
E para, sasia e prishësive politike tmerrësisht të shumta e të shumëllojshme opozitare e pushtetore në Shqipëri është shtuar vërtet shumë!
E dyta, numri i kokave të dehura, të turbulluara politike, numri i kokave histerike politike, të cilat e duan pushtetin më shumë se atdheun është shtuar tejdukshëm dhe tejshpejtueshëm!
E treta, sasia e frikës së shqiptarëve pas deklaratave të shumta e të ndryshme të kryetarit të sotëm të PD-së, Lulëzim Basha e të kryetarit të djeshëm e të sotëm të PD-së, Sali Berisha, në mënyrë të veçantë pas deklaratës së djeshme të sipërcituar luftënxitëse të Lulëzim Bashës po thuhet se është shtuar shumë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi e në Luginën e Preshevës!
E katërta, numri i shqiptarëve që mbas deklaratave të këtilla të dy prijësve politikë të PD-së, Lulëzim Bashës e Sali Berishës, në mënyrë të veçantë të deklaratës së sipërcituar luftënxitëse të Lulëzim Bashës, që dëshirojnë sa më parë të ikin prej vendit të vet e të gjejnë shpëtim në Evropë, në SHBA, në Australi, në Zelandë të Re, në Turqi a në Japoni, po ashtu është shtuar shumë!
Deklaratat e muajit të fundit e jo vetëm të muajit të fundit të kryetarit të sotëm të PD-së, Lulëzim Basha, dhe të kryetarit të djeshëm e të sotëm të PD-së, Sali Berisha, e në mënyrë të veçantë deklarata e sipërcituar luftënxitëse e Lulëzim Bashës, më bënë të mendoj se të gjitha përimtimet, gjykimet, vlerësimet e zhvlerësimet e gjendjes politike në Shqipëri nga publicistë e analistë të ndryshëm, sado ekspresive qofshin, janë të kota, prandaj shumëkujt i lënë përshtypjen e një llafologjie më pak a më shumë perverze!
Për politikën e atyre gjuhën e të cilëve e karakterizojnë ultimatumet, fyerjet, kërcënimet, mujshitë, luftënxitjet janë të kota përimtimet e mbështetura në kulturën e mendimeve.
Them kështu sepse me deklaratat e dy prijësve të PD-së, e në mënyrë të veçantë me deklaratën e sipërcituar luftënxitëse, Shqipëria po shtyhet drejt vitit 1997!
Ajo sot po përjeton luftë qytetare foljore e cila dikush dëshiron që të shëndërrohet në luftë qytetare me mjete të tjera!
Prej kësaj dëshire ndoshta s’është i liruar senatori italian, Aldo Di Biagio, i cili ftuesve të tij nuk ngurroi t’ua këshillojë në çadër parullën fashiste: “Nuk kthehemi mbrapsht, do të ecim vetëm përpara”!
Ndihmoji Zot Shqipërisë!
E do t’i ndihmosh vetëm në qoftë se e shpëton prej atyre që s’duan të ulen bashkë e të merren vesh, prej atyre që e kanë kthyer në fushëbetejë për karriget e veta, në fushëbetejë në të cilën janë rrënuar të gjitha sistemet e vlerave, në fushëbetejë në të cilën konfliket e pandërprera 25-vjeçare, vrazhdësitë e poshtërsitë e llojllojshme e kanë cënuar rëndë pamjen e shtetit shqiptar në botë duke e bërë shtet pikëllues për ata që kanë dëshiruar e dëshirojnë të jetojnë në të!
Ndihmoji, Zot, edhe Kosovës!
Asaj i duhet ndihma jote edhe më shumë se Shqipërisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës