Qoftere me mish peshku

Një recetë e thjeshtë dhe e shijshme. Një gatim i ushqyeshëm për të gjithë familjen Përbërësit:- 1 kg peshk (bakalaro),- 1 tufë perimesh për supë,- 1 qepë,- kripë,- piper,- spec të ëmbël,- 4 vezë,- 2 thelpinj hudhre,- vaj për fërgim.
Përgatitja:
1. Perimet për supë zieni në ujë të njelmët. Kur të zbuten, shtoni peshkun e pastruar dhe zieni derisa peshku të zbutet.
2. Kullojeni ujin, mishin ndajeni nga halat dhe bashkë me perimet pritni imët. Shtoni qepën dhe hudhrën të grira imët, piperin specin e kuq dhe vezët dhe qitni kripë.
3. Përzieni mirë dhe formoni qofteret, pastaj piqni në skarë ose fërgoni në vaj të nxehtë.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































