Miku im qibar Françesk Armadhi, teksa kalonte me nge nëpër qendrën e Tiranës për të soditur e admiruar pa kushte zbukurimet e ndërmarra tejet seriozisht nga Bashkia me rastin e Vitit të Ri nën udhëheqjen e lavdishme të Kryetarit të saj po aq të lavdishëm Erion Veliaj, vuri re një diskriminim të vogël: Te Pazari i Ri, fort i këndshëm për sytë dhe njëherazi fort i shijshëm për aparatin tretës (nga zonja Gojë te zoti Anus) të bashkëqytetarëve të tij, prej skarave të restoranteve vinte, ndër të tjera, një erë aq e mirë qoftesh, saqë miku im jashtë mase epikurian u ul dhe i shijoi ato, duke i shoqëruar me një birrë kuqalashe Tirane.
Pastaj, fort i kënaqur e duke falënderuar Zotin lart në qiell dhe zotin Veliaj poshtë në truallin shqiptar për transformimin e Pazarit të Ri, që me një mijë për qind nuk e ka shokun jo vetëm në Evropë, por as në mbarë botën, iu drejtua sheshit gungaç “Skënderbej”, por sapo u gjend në mes të atij, pasi syri i rroku rrëmbimthi tërë ato baraka ku piqeshin sallame, salsiçe e kremviçe, duke lëshuar një erë të yndyrshme aspak ngashënjyese, u zhgënjye kur konstatoi se mungonte era e bekuar e qofteve. “Si është e mundur?” pyeti veten dhe nxitoi të merrte ndonjë informacion lidhur me këtë diskriminim, që u bëhej qofteve në krahasim me Pazarin e Ri nga vinte. “Nuk na lejon Bashkia” i thanë. “Po përse kështu?”, pyeti sërish ai. “E ku ta dimë ne? – qe përgjigjja që mori – Por ti urdhëro e merr sallam, po të duash!”
Kur u takuam bashkë të nesërmen, Françesk Armadhi donte patjetër të mësonte se ç’mendim kisha unë në këtë punë qoftesh të ndaluara e sallamesh të lejuara. Pasi ia thashë, kuvenduam një copë herë me njëri-tjetrin dhe ju, të dashura lexuese e lexues të dashur, do të lexoni tani përfundimet tona të përbashkëta si vijon:
1. Pjekja dhe shitja e qofteve lejohen nga Bashkia te Pazari i Ri në mënyrë që tymi i tyre i këndshëm t’i japë shije bukës që hanë thatë ose me pak gjizë ata banorë të varfër, të cilët kalojnë andej enkas për këtë. Me siguri që kjo bamirësi e Kryebashkiakut Veliaj u zgjat jetën, sepse mishi u bën dëm sidomos të moshuarve që e kanë nivelin e kolesterolit mbi normë, ndërkohë që ilaçet që marrin me rimbursim në këtë rast jo rrallëherë janë thuajse të paefektshme.
2. Sheshi gungaç “Skënderbej” në mënyrë që era e tyre të mos u krijojë turistëve të huaj përshtypjen se ndodhen në një vend të botës së katërt me lloj-lloj aromash të rënda kuzhine të rënduar nga erëzat djegëse bash në zemër të kryeqytetit më të bukur e më tërheqës jo vetëm në Evropë, por edhe në mbarë botën.
3. Pjekja dhe shitja e qofteve (30 lekë copa, thonë) ndalohen te sheshi gungaç “Skënderbej” me qëllim që vizitorët e shumtë te ky shesh të harxhojnë më shumë para, duke porositur sallam (mbi 100 e ca lekë copa, thonë) dhe pronarët e barakave me skara të fitojnë më shumë që, rrjedhimisht, të tatohen më shumë nga Bashkia. Me paratë e fituara kësisoj mendohet se Bashkia do të ngrejë ndjeshëm brenda pak koPësimi që duhet të kthehet në mësim: ideja e gabuar mbi diplomacinë hësh nivelin e jetesës për gjithë tiranasit nga 99 vjeç e lart.
4. Me shumë gjasë, zoti Erion Veliaj, që populli e thërret me përkëdheli, admirim e adhurim të pakufishëm lali Eri, kërkon që i tërë sheshi gungaç “Skënderbej” të bjerë vetëm erë sallam dhe që shprehja popullore “s’ka më qofte ke daja” të zëvendësohet, duke ruajtur të njëjtin kuptim, me shprehjen e re “s’ka më sallam ke daja”. Përse kështu? Ndoshta sepse lali Eri ka frikë se mos shprehja popullore “s’ka më qofte ke daja” mund të tingëllojë në veshët e ndonjërit si “s’ka më qofte ke taja?”. Sa për informacion, taja është një grua e cila sapo ka lindur dhe ka qumësht gjiri me bollëk si për foshnjën e saj, ashtu edhe – kundrejt pagese sigurisht – për foshnjën e ndonjë nëne të re, e cila nuk ka vetë aq qumësht gjiri sa për ta ngopur atë. Mbase, në këtë pikë, frika e lali Erit është se mos daja e Hasanit ngatërrohet me tajën e Hysenit dhe ia ha dy pashaqoftet, duke i dhënë si dëmshpërblim sallamin që mban përherë me vete.
Së fundi, por jo më së paku, miku im qibar Françesk Armadhi, i cili para 69 ditësh ka marrë shtëpi thuajse ngjitur me shtëpinë e lali Erit, ka ndër mend të themelojë shoqatën e qoftexhinjve dhe të dalë te sheshi gungaç “Skënderbej” për t’i provuar konkretisht lali Erit se ka vepruar gabim, duke e ndaluar atje shitjen e qofteve. Këtë do ta bëjë duke shitur pikërisht simite të çara tërthor, në brendësi të të cilave klientet e klientët do të befasohen në mënyrë konsensuale e sidomos konseksuale duke admiruar një copë sallam paksa të harkuar e dy qofte të rrumbullakëta, çka do të rrisë xhiron dhe, si pasojë, fitimin nga simitet në fjalë, pra, gjithashtu fitimet e Bashkisë e madje të Shtetit, përmes tatimeve e detyrimeve të tjera që duhet të paguajnë si qoftexhinjtë, ashtu edhe sallamxhinjtë e bashkuar në një sindikatë të vetme mbarëshqiptare me president të përjetshëm, pikërisht lali Erin!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë