Qofte gjeldeti në petë – kënaqësi ultimative
Jeni në shtëpi me familjen dhe duket si një ditë e çuditshme ku dëshironi të angazhoheni? Atëherë specialiteti i përgatitur nga Jehona ju vë të gjithëve në funksion.
Qofte me gjel deti
Përbërësit:
500 gr filetë gjeldeti nga Perutnina Ptuj 1 vezë Rea’s ½ gotë bukë e thermuar (prezlla) 1 qepë e grirë 2 thelpinj hudhra të grira Kumin Majdanoz Kripë dhe Piper të Zi 1 lugë vaj ulliri Levante
Përgatitja:
Filetën e gjeldetit e bluani në blinder dhe i shtoni të gjithë përbërësit e lartcekur. Përzini mirë të gjitha bashkë – lërini të pushojë minimumi gjysmë ore ose më shumë e vendosur në frigorifer.
Nxjereni nga frigoriferi gjysmë ore para se t’i piqni.
Piqni në skarë ose gëroni në tigan, nga 4-5 minuta në dy anët.
Më pas shërbeni në petë bashkë me sallatë të freskët dhe salcë tzatziki.






























