Situata e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut dhe borës në territorin e të gjithë Maqedonisë po monitorohet dhe është stabile, vlerësojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Në rajonin e Manastirit, siç njoftojnë nga QMK, në zonën e Komunës së Demir Hisarit, janë regjistruar sipërfaqe të liqenuara të tokës bujqësore në zonat e fshatrave Graishte, Barakovo, Edinakovci, Sveta dhe Zhvan. Për shkak të dëmtimit të një ure të shkaktuar nga lumi Boishka, rruga lokale për në fshatin Mrenoga është e mbyllur për trafik.


"Në rajonin e Shkupit, deri më tani nuk janë marrë njoftime për ndërprerje të lidhura me reshjet e fundit të shiut. Situata po monitorohet dhe është stabile. Situata në zonat e komunave të mbuluara nga QRK Ohër është gjithashtu e stabiel", njoftojnë nga QMK.

Nga atje theksojnë se në rajonin e Kërçovës, gjatë ditës, pasojat e përmbytjeve në rrugën "Prilepska" u pastruan me mekanizim dhe burime njerëzore nga Ndërmarrja Publike "Komunalec Kërçovë", Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (kazerma Kërçovë), vullnetarë nga Kryqi i Kuq OK Kërçovë dhe popullsia lokale./Telegrafi/