LAJMI I FUNDIT:

Në QKUK kryhet një operacion i rëndë – mjekët riaftësojnë dorën pacientit pas aksidentit që pësoi

Në QKUK kryhet një operacion i rëndë – mjekët riaftësojnë dorën pacientit pas aksidentit që pësoi

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njofton se mjekët dhe infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë shpëtuar dorën e një pacienti nga Suhareka, i cili kishte pësuar lëndim të rëndë të krahut (gjymtyrës) së sipërme të majtë.

Në njoftim bëhet e ditur se pacienti fillimisht ishte sjellë nga Suhareka në Klinikën Emergjente ku kishte marrë ndihmën emergjente mjekësore nga mjekët dhe stafi infermieror.

“Më pastaj, ekipi kujdestar i mjekëve në përbërje të kirurgut vaskular, anesteziologut, kirurgëve plastik dhe stafit infermieror hynë në  operacion delikat që kishte zgjatur me orë të tëra. Ekipi  mjekësor arrit ta riaftësoi gjymtyrën – krahun e  pacientit, i cili tani  ka dorën e gjallë, me vaskularizim, të inervuar dhe të lëvizshme”, thuhet në njoftimin për media.


Tutje bëhet e ditur se pacienti kishte shkuar me të gjitha sistemet (sistemi neurovaskular, i muskulor dhe ai i tetivave) të shkëputura nga vazhdimësia, me një defekt të madh të lëkurës.

“Ndërsa, lëndimi  i strukturave ishte në nyjen radiokarpale (kyçi i dorës) aty ku edhe kalibri i enëve të gjakut është milimetrik, e të cilat  fillojnë të futen në shuplakë dhe kjo e vështirësoi në masë të madhe shpëtimin e ekstremitetit tek pacienti, por rrezikoi  dhe jetën e tij”.

“Lëndimet e tilla – amputimet traumatike, në literaturë janë​ të shoqëruara me shkallë të vdekshmërisë prej 72%, ndërsa humbjet e ekstremiteteve janë me përqindje të lartë, mbi 90%”./Telegrafi/

May be an image of 1 person and text

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori