Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ka nisur të mbajë mbledhje me prindër dhe vajzat e tyre që gjenden nëpër klasat e gjashta me qëllim të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës permes vaksinimit.
Vaksina HPV ka treguar efekte efektive për mbrojtjen e kancerit të qafës së mitres tek gjinia femërore.
Drita Nazifi-Emini shefe për vaksinim dhe trajnere në kuadër të IKShPK, njëherësh specialiste e mjekësisë familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, sëbashku me ekipet e infermierëve, kanë nisur mbajtjen e takimeve me prindërit dhe nxënëset e klasave të gjashta në shkollat : SHFMU “Ahmet Hoxha” dhe “Gjon Serreçi” në Ferizaj.
Ajo ka thënë për Telegrafin se vaksina HPV është mjaftë e rëndësishme për këto vajza me arsyetime se ka treguar efekte pozitive në parandalim të kancerit të qafës së mitrës.
“Kjo vaksinë është dëshmuar se ka efekte pozitive dhe duhet ta marrin të gjitha vajzat e klasave të gjashta, kurse ne jemi duke mbajtur takime edhe me prindit e vajzave të klasave të shtata. Në vitin e kaluar ka pasur prej tyre që nuk e kanë marrë për shkaqe të ndryshme dhe mungesave në shkollë, mirëpo kjo është një fushatë senzibilizuese e cila i njofton të gjithë prindërit se kjo vaksinë është për të mirën e vajzave të tyre. Takimet me prindër do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera sipas planifikimit nga IKShPK për komunën tonë . Ftojmë edhe vajzat e grup moshave 13 vjeç deri në 21 vjeç që të vijnë të vaksinohen me HPV Vaksinën në qendrën e vaksinimit në Ferizaj”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, Nadire Ymeri, drejtoreshë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ka thenë për Telegrafin se këto takime me prindërit dhe me vajzat do të vazhdojnë edhe nëpër shkolla të tjera me qëllim që të shpjegohet rëndësia e vaksinës HPV.
“Është edhe rekomandim i institutit që këto takime t’i mbajmë nëpër shkolla sepse kjo vaksinë ka treguar efekte pozitive në parandalim të kancerit të qafës së mitrës tek vajzat e moshës 13 vjeç deri në 21, prandaj ftojmë të gjithë këto vajza ta marrin vaksinën në momentin që ne I caktojmë terminët nëpër shkolla. Është vaksinë e re e cila ka filluar të përdoret në vitin e kaluar në Kosovë dhe deri tash nuk ka pasur efekte anësore, nuk është shfaqur as ndonjë alergji apo diçka tjetër”, ka thënë Ymeri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës