LAJMI I FUNDIT:

QKMF 11 në Prishtinë zgjatë orarin e punës për trajtimin e pacientëve kronikë

QKMF 11 në Prishtinë zgjatë orarin e punës për trajtimin e pacientëve kronikë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare 11, nga sot do të ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike, ku do të punohet shtatë ditë të javës.

Komuna e Prishtinës njofton se shërbimi për pacientë do të ofrohet nga ora 07:00 deri në ora 19:00.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se Drejtoria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike me ç’rast nga 5 ditë pune sa ishte më herët duke filluar nga sot, më datë 01.03.2022, ky shërbim do të ofrohet 7 ditë në javë nga ora 07:00-19:00 në QMF 11.


Gjithashtu, ju njoftojmë që Kryetari Rama së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë Izet Sadiku, me rastin e ofrimit të këtij shërbimi do ta vizitojnë QKMF 11 (rr. Abdyl Frashëri, lagjja e Muhaxherëve) sot, duke filluar nga ora 13:15, për të parë nga afër kujdesin që u ofrohet qytetarëve të Prishtinës, gjegjësisht pacientëve me sëmundje kronike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori