Ka përfunduar pjesa e parë mes Qipros dhe Kosovës me rezultatin e bardhë 0-0.

Pjesa e parë i ka takuar vendasve që kanë krijuar më shumë raste për shënim.


Kastanos, Tzionis e Sotirio patën raste të mira për vendasit, por fatmirësisht porta e Arijanet Muric mbeti e pa prekur.

Screenshot 7 2

Ndërkohë rastin më të mirë për Dardanët e pati Valon Berisha, por që goditja e mesfushorit tanë shkoi jashtë portës.

Krejt në fund të pjesës së parë, Edon Zhegrova gjuajti bukur, por që goditja e tij u devijua nga portieri në këndore.

Screenshot 6 2

Vendasit patën edhe posedimin e topi me 51 për qind në krahasim me mysafirët që kishin 49 për qind.

Ndërkohë Qipro ishte më mirë edhe në rivënie këndore 4-1, derisa Dardanët u ndëshkuan dy herë me kartonë të verdhë me Kastratin e Kryeziun, derisa vendasit asnjëherë. /Telegrafi/

telegrafi sport app