Qeveria shqiptare ndryshoi buxheti 2024 për herë të dytë me një akt normativ i cili rrit me rreth 27,2 miliardë lekë të ardhurat dhe po kaq shpenzimet.
Deficiti buxhetor u la i pandryshuar. Sipas tabelave që shoqërojnë ndryshimet, pjesa më e madhe e shtesës prej rreth 6.6 miliardë lekësh shkojnë si shtesë për buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës i cili arriti pas ndryshimeve në 74,3 miliardë lekë, nga 67.7 miliardë lekë.
E gjithë shtesa ka shkuar për programin e transportit rrugor, i cili u rrit me 6,6 miliardë lekë ose 65 milionë euro. Fondet për këtë program me ndryshimet e reja arrijnë në 33 miliardë lekë nga 26 miliardë lekë që ishin në buxhetin aktual.
Sipas aktit normativ, njësitë e qeverisjes së përgjithshme mund të fillojnë procedurën e prokurimit të fondeve që në muajin shtator të vitit korrent, nëse fondet janë akorduar/regjistruar në sistemin e thesarit për vitin 2025 dhe në vijim, me kushtin që kjo kontratë të bëhet efektive vetëm pas miratimit të ligjit të buxhetit përkatës.”
Një shtesë prej 600 milionë lekësh në zërin “Shpenzime kapitale” në programin “Menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes” të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural akordohet me vendim të Këshillit të Ministrave për financimin e objekteve, pajisjeve dhe makinerive të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, si dhe veprave të mbrojtjes nga përmbytja për bashkitë.
Një fond prej 500 milionë lekësh shtohet në programin buxhetor “Zhvillimi rural, duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun” përdoret për skemën e mbështetjes me grante për investime në ferma, në vlerën e plotë prej 1 500 milionë lekësh, që financohet edhe në vitet e ardhshme buxhetore.”
Një shtesë prej 150 milionë lekësh shkon për programin “Zhvillimi i sportit” të ministrisë përgjegjëse për sportin përdoret sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”
Fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar 4,137 milionë lekë dhe bonusi i pensionistëve 3,650 milionë lekë. Ky fond ndahet midis skemave, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Përdorimi i këtij fondi bëhet sipas përcaktimeve në nenin 61, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, tё ndryshuar.
Shpenzimet administrative, si pjesë e shpenzimeve totale për skemën e sigurimeve shoqërore, janë jo më shumë se 3 700 milionë lekë dhe ndahen sipas skemave, në proporcion me shpenzimet e drejtpërdrejta.
Nga fondi i papërdorur i shpronësimeve në llogarinë e Bankës së Shqipërisë, shuma prej 8 000 milionë lekësh derdhet në buxhet, si e ardhur jotatimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber" për vjedhje të votave e akuzave për “skemë të organizuar kriminale”

Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në ShBA

Meteorologu Rugova: Na pret mot befasues, priten reshje bore

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

E rrëmbyen dhe u nisën në drejtim të Prishtinës me viktimën, ngritët aktakuzë ndaj të dyshuarve në Pejë

Formimi i qeverisë së re, Konjufca: Besoj i kemi numrat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani