Qeveria e Kosovës dhe sindikatat duket se e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë gjuhë të përbashkët.
Sindikalistët thonë se Qeveria as që i merr parasysh kërkesat e tyre, që lidhen me kushtet e punës; Qeveria hesht përballë kritikave.
Radio Evropa e Lirë, më 16 dhe 18 maj, ka dërguar pyetje në adresë të zëdhënësit të Qeverisë se Kosovës, Përparim Kryeziu, për raportet e ekzekutivit me sindikatat, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Javëve të fundit ka pasur disa protesta dhe greva të punonjësve publikë me kërkesën për rritje pagash.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka paralajmëruar protestë të re për datën 20 maj, nëse deri atëherë nuk ka rritje të pagave.
Sindikalistët kërkojnë 100 euro shtesë në muaj, derisa të miratohet Projektligji i Pagave që parasheh rritje.
Qeveria ka muaj që thotë se ky projektligj është në fazën e fundit të hartimit, por, deri më tash, nuk ka asgjë konkrete.
“Kërkesat e sindikatave nuk po kuptohen”
Për kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, dialogu social me Qeverinë po shkon duke u përkeqësuar.
“Kërkesat e sindikatave dhe shqetësimet e të punësuarve, që ndërlidhen me kushtet e punës, nuk po kuptohen sa duhet dhe si duhet nga Qeveria”, thotë ai.
Me ligjin në Kosovë, dialogu social përfshin të gjitha llojet e negocimit midis përfaqësuesve të Qeverisë, punëdhënësve dhe punëmarrësve, për çështje që lidhen me politikat ekonomike dhe sociale.
Për t’u ulur në tryezë bashkë, para një dekade është krijuar Këshilli Ekonomik Social, i cili përfshin përfaqësues të të tria palëve.
Por, Qeveria e Kosovës akuzohet për ndërhyrje edhe në punën e këtij këshilli.
“Rasti më eklatant është diskutimi rreth pagës minimale dhe pastaj vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta marrë të drejtën nga Këshilli Ekonomik Social dhe për ta shndërruar atë në të drejtë ekskluzive të veten, për të caktuar nivelin e pagës minimale”, thotë Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”.
Muajin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka miratuar një projektligj që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto.
Aktualisht, kjo pagë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.
Rritja e miratuar nga Qeveria nuk ka qenë e kënaqshme për sindikalistët, të cilët kanë kërkuar që paga minimale të mos jetë nën 400 euro.
Por, vendimi i Qeverisë ka shkuar përpara, edhe pse, sipas Hykollit, përfaqësuesit e Këshillit Ekonomik Social nuk janë pajtuar me të.
Me Ligjin e punës në Kosovë, Këshilli Ekonomik Social është organi që e propozon vlerën e pagës minimale në fund të çdo viti kalendarik, e cila më pas kalon për miratim te Qeveria.
Në BSPK “nuk ka sindikata” politike
Ymeri thotë se Qeveria i ka përjashtuar sindikatat “në mënyrë brutale” nga procesi vendimmarrës.
“Mendoj se kjo është jashtëzakonisht e dëmshme”, thotë ai.
Sipas Ymerit, mungesa e dialogut të mirëfilltë social ndodh edhe për shkak se Qeveria e Kosovës vlerëson, sipas tij, se krerët e sindikatave “u përkasin partive politike” dhe se, rrjedhimisht, kërkesat e tyre bëhen për interesa politike.
Hykolli këmbëngul se në BSPK nuk ka ndonjë sindikatë që i takon ndonjë partie politike dhe thotë se pret që dialogu social të marrë rrugën e duhur, në të mirë të punëtorëve.
Muajve të fundit, kur edhe ka pasur protesta dhe greva, nuk është zhvilluar asnjë takim midis Qeverisë dhe sindikalistëve.
SBASHK-u, letër deputetëve
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) ka apeluar të mërkurën te deputetet e Kuvendit të Kosovës që të angazhohen për dialog midis Qeverisë dhe sindikatave.
Në letrën e dërguar në adresa elektronike të deputetëve, thuhet se kjo sindikatë, së bashku me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, janë angazhuar me muaj të tërë për të pasur dialog me Qeverinë, rreth “kërkesave legjitime të të punësuarve në arsim dhe në sektorët tjerë”.
Mungesa e gatishmërisë së Qeverisë për dialog ka bërë që të krijohet situatë e tensionuar, thuhet në letër.
“Ju kujtojmë se ka ndodhur protesta e 8 prillit me pjesëmarrjen e vetëm udhëheqësve sindikalë, por Qeveria ka heshtur; ka ndodhur edhe greva njëorëshe më 12 maj në tërë sektorin e arsimit, prapë Qeveria ka heshtur”, thuhet më tej në letër.
Pranimin e letrës e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, njëherësh anëtare e Komisionit parlamnetar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.
Gersi Gashi, drejtor i hulumtimeve dhe zhvillimeve në Qendrën për Politika dhe Avokim në Prishtinë, thotë se Qeveria duhet të bisedojë me sindikatat – në të kundërtën, nuk mund të ketë përmirësim të dialogut social.
“Pjesa që dëmton dialogun social është kur partneri social, në këtë rast Qeveria, nuk ulet me sindikatat, për të diskutuar kërkesat e tyre. Nuk po themi se duhet doemos të pranohen kërkesat si të mirëqenia, por përderisa Qeveria nuk ulet me sindikatat, kjo shihet si përkeqësim i dialogut social”, thotë Gashi.
Rritja e pagave nuk është kërkesa e vetme e sindikalistëve. Në protestat që kanë mbajtur muajin e kaluar, ata kanë kërkuar edhe zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje