Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, gjatë së cilës janë marrë një numër vendimesh.
Sipas komunikatës për medie, Qeveria ka ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 1,000,000.00 € (një milion euro), për mbështetjen e programeve ekzistuese dhe të reja, që lidhen me zhvillim rajonal dhe ndikojnë në zhvillimin rajonal të balancuar.
Të gjitha vendimet e Qeverisë:
Vendimi i parë i miratuar pas shqyrtimit në mbledhjen e sotme, ka qenë vendimi për vazhdimin e mandatit të kryesuesit të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hetues i Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, Mirsim Beqiri; dhe anëtarit të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hetues i Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, Arben Dika, mandati i të cilëve zgjat pesë (5) vjet.
Në vazhdim, kabineti qeveritar ka dhënë miratimin edhe për aprovimin e Planit për Implementimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike – Masa 15 “Mbështetje për programet ekzistuese dhe të reja që lidhen me zhvillimin rajonal përmes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, që ndikojnë në zhvillimin rajonal të balancuar’’.
Për këtë qëllim janë ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 1,000,000.00 € (një milion euro), për mbështetjen e programeve ekzistuese dhe të reja, që lidhen me zhvillim rajonal dhe ndikojnë në zhvillimin rajonal të balancuar.
Qeveria po ashtu, ka miratuar vendimin për rialokim të mjeteve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal nga kategoria e shpenzimeve kapitale, konkretisht nga projekti: “Programi për zhvillim rajonal”, për 2 ( dy) projekte kapitale në përputhje me 2 (dy) aneks-marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Kryetarët e Komunave. Mjetet e ndara do të ndahen për projektet si në vijim:
- Projekti i zhvillimit socio ekonomik në komunën e Kamenicës – kanalizim në shumë prej 30,000.00 €;
- Projekti i zhvillimit të turizmit në bjeshkët e Deçanit në shumë prej 155,073.15 €.
Në këtë mbledhje Qeveria ndër të tjera ka miratuar Strategjinë për Zhvillim Rajonal 2020-2030. Kjo strategji identifikon tre objektiva kryesore për arritjen e një zhvillimi të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm të rajoneve të vendit dhe për tejkalimin e dallimeve dhe pabarazive ndër-rajonale.
Objektivi i parë strategjik është koordinimi i politikave të zhvillimit rajonal përmes hartimit të legjislacionit për zhvillim të balancuar, në koordinim dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe akterët përkatës;
Objektivi i dytë është zhvillimi rajonal i balancuar dhe rajone të afta për konkurrencë ndër-rajonale, përmes zvogëlimit të dallimeve në aspektin e zhvillimit socio-ekonomik dhe ngritjes së cilësisë së jetës në rajone zhvillimore;
Objektivi i tretë strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal të bazuar në resurse natyrore, ekonomike, kulturore dhe humane përmes shfrytëzimit të resurseve natyrore dhe ekonomike që është një prej themeleve të zhvillimit ekonomik lokal dhe rajonal.
Miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe vendimi për Rialokimin e mjeteve financiare në Ministrinë e Pushtetit Lokal nga kategoria e shpenzimeve kapitale, konkretisht nga projekti “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal” për realizimin e gjashtë (6) aneks-marrëveshjeve të mirëkuptimit të nënshkruara nga Ministri i Pushtetit Lokal me kryetarët e komunave.
Vlera e mjeteve të rialokuara është 215,025.45 euro dhe këto mjete rialokohen në projektet si në vijim:
Ndërtimi i parterit të lodrave në çerdhen e fëmijëve – Komuna e Mitrovicës së Veriut, 21,529.10 euro;
Asfaltimi rrugës në Llukavc të Begut-Komuna e Istogut, 50,000 euro;
Asfaltimi i rrugëve të pa kategorizuara në Komunën e Zveçanit, 49,847.75 euro;
Ndërtimi i trotuarit në rrugën Mbreti Petar I, Komuna e Mitrovicës së Veriut, 23,885.60 euro;
Ndriçimi i rrugëve në Bashkësinë Lokale të Leposaviqit-Komuna e Leposaviqit, 19,852.90 euro; dhe
Ndriçimi i oborrit në SHM “M.P. Alas”- Komuna e Mitrovicës së Veriut, 49,937.90 euro.
Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për vazhdimin e mandatit edhe për katër (4) vjet për z. Lulzim Syla, në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Tregut.
Miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme e ka marr edhe vendimi për obligimin e të gjitha institucioneve qeveritare të cilat disponojnë të dhëna mbi çmimet e shitjeve në të gjitha transaksionet e pronave të paluajtshme, të publikojnë këto të dhëna në ueb faqet e tyre.
Ky vendim është miratuar me qëllim të përmbushjes së obligimeve të marra në kuadër të treguesit 3, të programit të përkrahjes buxhetore të IPA 2019, pjesa 2, Objektivi 2, e cila ka të bëjë me transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme për të rritur të ardhurat dhe për të luftuar informalitetin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës