LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndanë 500 mijë euro për stadiumin ‘Adem Jashari’

Qeveria ndanë 500 mijë euro për stadiumin ‘Adem Jashari’

Qeveria e miratoi edhe ndarjen e buxhetit prej 500 mijë eurosh për stadiumin e Mitrovicës, “Adem Jashari” me qëllim të renovimit të stadiumit sipas kërkesës së UEFA-së dhe FIFA-së.

Ministri Hoti ka deklaruar se buxheti po ndahet nga rezervat, për shkak se ky procedim duhet të jetë pak më urgjent.

“MKRS ka bërë kërkesë në MF për mjete shtesë për të vazhduar profesione, duke filluar për përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës sportive sipas rekomandimeve të UEFA-së dhe FIFA-së”, ka deklaruar Hoti.


“Ministria e Financave duke u bazuar në nenin 29 për menaxhimin e financave publike dhe nenin 13 të ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës 2016 dhe duke e pas parasysh rëndësinë e projektit propozon ndarjen e mjeteve në vlerë prej 500 mijë eurove për këtë projekt, pra, renovimi i stadiumit Adem Jashari në Mitrovicë për përmirësimin e infrastrukturës sipas rekomandimeve të UEFA-së dhe FIFA-së”.

“Mjetet ndahen nga shpenzimet e parashikuara për MKRS në kategorinë ekonomike, shpenzime kapitale. Kërkesat janë shumë më të mëdha, por tjerat akomodohen përmes MKRS-së nga kursimet që i ka paraqitur zv.kryeministri Shala”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori