LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan një milion euro për Trepçën

Qeveria ndan një milion euro për Trepçën
Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme korresponduese ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Programit të rimëkëmbjes ekonomike të datës 28 shtator 2020.

Me këtë rast, mjetet e ndara në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nënprogramin Ndërmarrësia, në shumën prej një milion euro, transferohen në Programin e rimëkëmbjes ekonomike në kategorinë “Subvencione dhe Transfere”, në Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike dhe do të përdoren për mbështetjen e ndërmarrjes Trepça.

Ndryshe, minatorët e minierës së Trepçës në Stantërg kanë ndërprerë punën në fillim të këtij muaji për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor. /Telegrafi/