LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton shpronësimin e pronave për rrugën nacionale N2 në Prishtinë

Qeveria miraton shpronësimin e pronave për rrugën nacionale N2 në Prishtinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për shpronësimin e disa pronave ku pritet realizimi i projektit “zgjerimi i rrugës nacionale N2 segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës”.

Propozimin për shpronësimet e bëri ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Ai po ashtu tha se vlera e kompensimit të objekteve të vjetërsuara do të përcaktohet nga Ministria e Financave.


“Propozim vendim ka të bëjë me shpronësimet. Të miratohet në shqyrtim për shpronësim, prona e paluajtshme të pronarëve të interesit të cilët preken nga realizimi i projektit zgjerimi i rrugës nacionale N2 segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës , kyçjen e autostradës R7 zona kadastrale Cagllavicë, komuna Prishtinë. Vlera kompensimit të objekteve të vjetërsuara do të përcaktohet nga Ministria e Financave”, ka thënë Kuçi. /Telegrafi/