LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton vendimin kundër antisemitizmit

Qeveria miraton vendimin kundër antisemitizmit

Me propozimin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Sublla, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi vendimin kundër Antisemitizmit, duke e renditur kështu Kosovën përkrah shteteve aleate e strategjike të saj, në luftën kundër gjuhës së urrejtjes anti-semitike.

Shefja e diplomacisë kosovare, ka thënë se urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës.

Ministrja Haradinaj Stublla ka theksuar se shteti dhe populli i Kosovës e di më së miri se çka do të thotë spastrimi etnik dhe zhbërja e identitetit.


“Kosova duke qenë vetë viktimë e ideve monstruoze të spastrimit etnik dhe zhbërjes së identitetit të saj, e kupton mirë peshën e diskriminimit”, ka thënë Haradinaj Stublla.

Duke përshëndetur vendimin e qeverisë, kryediplomatja Haradinaj ka thënë se ky vendim, dëshmon angazhimin e Kosovës për ta luftuar antisemitizmin në të gjitha format e saj.

“Miratimi i sotëm i vendimit të Qeverisë afirmon angazhimin për të promovuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit, dhe për të luftuar Antisemitizmin në të gjitha format e saj, dhe është në harmoni me të gjitha shtetet demokratike që nuk njohin gjuhë të urrejtjes Anti-semitike”, është shprehur ministrja Haradinaj Stublla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori