LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Maqedonia e Veriut shpëton edhe 44 qytetarë nga Afganistani

Qeveria: Maqedonia e Veriut shpëton edhe 44 qytetarë nga Afganistani

Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se mbetet e përkushtuar në aksionin humanitar që ka për qëllim të ndihmojë qytetarët afganë të cilët gjatë periudhës së kaluar kanë punuar në përmirësimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe paqes.

“Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit arritën 44 qytetarë afganë, përkatësisht nga organizata “Turquoise Мountаin”. Këto persona janë aktivistë në këtë organizatë, por në mesin e tyre ka edhe familjarë të tyre”, thonë nga Qeveria.

Nga Qeveria thonë se kjo organizatë është themeluar në vitin 2006 nga princi Charles me mision humanitar dhe kjo organizatë restauroi më shumë se 150 objekte, trajtoi rreth 165 mijë pacientë në klinikën në Kabull, hapi dhe mbështeti më shumë se 50 biznese dhe aktivitete tjera.


“Personat do të akomodohen përkohësisht në Shkup deri sa nuk sigurohet transferi deri te destinacioni i tyre përfundimtar. Shpenzimet e këtij grupi janë mbuluar nga organizatat ndërkombëtare”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori