LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i VV: Qeveria Kurti nuk do t’i ndalë shkarkimet, do të ketë edhe llogaridhënie ligjore

Deputeti i VV: Qeveria Kurti nuk do t’i ndalë shkarkimet, do të ketë edhe llogaridhënie ligjore

Pas shkarkimit të Bordit të Telekomit të Kosovës, të 14 konsujve, të procesit të emërimit të noterëve dhe shfuqizimin e disa vendimeve qeveria “Kurti” do t’i shkarkojë edhe zyrtarët tjerë, të cilët kanë shkelur ligjet në fuqi.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, i cili ka theksuar se një gjë e tillë do të bëhet pas analizimit të punëve të kryera nëpërinstitucionet shtetërore, të cilat janë nën kompetencat e ekzekutivit.

Artan Abrashi, i cili për herë të parë është zgjedhur si përfaqësues i zërit të popullit në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë dhënë “Zërit” ka paralajmëruar se Qeveria, në krye me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, do të shkarkojë edhe zyrtarë të tjerë, të cilët në një formë ose tjetër kanë shkelur ligjet në fuqi.


Sipas Abrashit, mirëpo një gjë e tillë do të bëhet vetëm pasi të jetë vlerësuar puna e tyre në institucionet përkatëse.

“Shkarkimeve, që tash e tutje do të ndodhin brenda organeve e institucioneve shtetërore, paraprakisht duhet t’u paraprijë një lloj analize e vlerësimi i punës së tyre.

Pra, duhet të bëhet auditimi i pasqyrave financiare, vendimet që kanë marrë, performancën e atyre bordeve ose të agjencive të ndryshme dhe konfrom kësaj pasi të bëhet një analizë gjithëpërfshirëse, atëherë pasojnë edhe këto vendime”, ka thënë Abrashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori