Qeveria e Kosovës beson se korrektimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet para afatit të parashikuar brenda dy vjetësh. Zyrtarë të qeverisë thonë se trupa politiko- teknike është në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë e Malit të Zi. Ndërsa opozita mendon se nuk do të ketë korrektim të mirëfilltë të vijës kufitare me Malin e Zi, por vetëm humbje kohe.
Pas kalimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, zyrtarë të qeverisë thonë se korrektimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet sipas marrëveshjes mes dy presidentëve të dy shteteve.
Halil Matoshi, nga kabineti qeveritar, beson se në një të ardhme të afërt dy ekipet shtetërore do të fillojnë punën:
“Kufiri do të lëvizë sipas marrëveshjes, në drejtim të Kullës dhe Çakorrit dhe kjo do të jetë së shpejti realitet. Grupi politiko- teknik, përkatësisht Qeveria e Kosovës dhe kryeministri është në kontakt dhe në negociata apo bisedime të përditshme institucionale me të gjitha institucionet e vendit, dhe kjo do të ndodhë së shpejti”, tha Matoshi.
Por Glauk Konjufca, nga Vetëvendosje, tha se korrektimi i vijës kufitare ishte arsyetim i qeverisë Haradinaj për të kaluar demarkacioni, e që ishte version i Isa Mustafës.
Ai thotë se për gabimet e bëra duhet hetim parlamentar.
” Me sa kam informata unë, ato përmirësime nuk mund të shkojnë deri në 200 metra, kurse dyshimet për të cilat erdhi kontesti në fjalë përbëjnë 8 mijë e 200 hektarë, ndërsa në vija ajrore ose gjeografike shkon në 4-5 km në thellësi të territorit të Kosovës, prej ku kanë qenë në të kaluarën edhe pikat e kontrollit kufitar edhe të UNMIK-ut edhe të KFOR-it dhe të Kosovës deri në vitin 2009…, tha Konjufca.
Edhe Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, procesin e korrektimit të vijës kufitare me malin e Zi e quan humbje kohe.
“Nuk pres të ketë korrigjim, mund të ketë ndërrim, shkëmbim ose barazim të territorit nëse dëshirojmë ta përmirësojmë vijën Çakorr ose në Kullë, ose në Zhleb, atëherë janë tri vende të tjera ku do të korrigjojnë, por në kuptim territorial duhet të jetë milimetra e barabartë ose siç parasheh ligji dhe kriteri. Kosova as nuk humb as nuk përfiton vetëm se i kanë nxjerrë vetës punë ndoshta të lëvizë, të përmirësojë ose për të shkëmbyer pjesë të territorit”, tha Haziri.
Ndryshe, qeveria është e bindur se korrektimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet para afatit të paraparë prej dy vitesh. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtarët finlandezë të KFOR-it kryejnë patrullime në veri, analizojnë kushtet aktuale të rrugëve dhe urave

Kontrolle të përforcuara në komunikacion, policia shqiptoi 773 gjoba

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania