LAJMI I FUNDIT:

Qeveria kërkon Presidentes autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit të tunelit në rrugën Tetovë-Prizren

Qeveria kërkon Presidentes autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit të tunelit në rrugën Tetovë-Prizren

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Për këtë projekt, Qeveria e Kosovës ka siguruar buxhetin përmes ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore për 2024.

Rruga Prizren-Tetovë u soll në qendër të vëmendjes në gusht 2023, kur kryeministri Kurti shprehu gatishmëri për ndërtimin e saj, teksa për këtë aks rrugor qeveritë e dy vendeve ishin dakorduar në një mbledhje të përbashkët më 2021.


Studimin e fizibilitetit tashmë e ka kryer Ministria e Mjedisit, sipas së cilës, rruga Prizren-Tetovë do të jetë rreth 50 kilometra e gjatë dhe do të përfshijë një tunel prej 6.4 kilometrash, duke shkurtuar kohën e udhëtimit në më pak se një orë.

Rruga aktuale Prizren-Tetovë, e cila kalon nëpër Prevallë dhe Glloboçicë, është e gjatë 113 kilometra dhe merr mbi dy orë e gjysmë udhëtim.

Ky projekt, nga ministri i Mjedisit Liburn Aliu ishte quajtur shumë i rëndësishëm, pasi përveç që lidh Prizrenin me Tetovën, lidh edhe dy korridore shumë të rëndësishme siç janë korridori 8, nga Shkupi në Durrës, dhe korridorin e rrugës së Kombit, nga Prishtina në Tiranë, të cilat lidhen përmes rrugës Prizren-Tetovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori