Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajt shtator, nga buxheti i Kosovës ka harxhuar 120 milionë euro më shumë, apo 10 për qind më shumë se viti paraprak, ndërsa shpenzimet për paga në nëntëmujorin e këtij viti janë rritur për 29 milionë euro.
Rritja e faturës së pagave është ndikuar nga vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar.
Në raportin nëntëmujor të buxhetit të Ministrisë së Financave, shpenzimet për paga dhe mëditje shënuan vlerën prej 439 milionë euro gjatë këtij nëntëmujori, shpenzimet për mallra dhe shërbime duke përfshirë edhe shpenzimet komunale kanë shënuar një rritje prej 158 milionë euro, kurse shpenzimet në subvencione dhe transfere u rritën për 52 milionë euro më shumë. Shpenzimet kapitale për periudhën raportuese u rritën për 17.4 milionë euro, ndërsa shpenzimet për huamarrjen shtetërore u rritën 30 milionë euro.
Ministria e Financave tha se bilanci i përgjithshëm bankar prej 537.26 milionë euro në raport me Produktin e Brendshëm Bruto të parashikuar me buxhetin e vitit 2018 është 8.1 për qind.
“Shpenzimet buxhetore gjatë kësaj periudhe raportuese arritën vlerën prej 1.31 miliard euro, duke shënuar rritje prej 10 për qind, që korrespondon me 120 milionë euro më shumë krahasuar me nëntëmujorin paraprak. Një ekzekutim i tillë i buxhetit gjatë nëntë muajve të vitit 2018, korrespondon me 62 për qind të planit për këtë periudhë. Kjo rritje është nxitur nga ekzekutimi më i lartë i investimeve kapitale për 6 për qind, si dhe rritjes së shpenzimeve rrjedhëse prej 11 për qind sipas kategorive buxhetore: mallra dhe shërbime rritje rreth 18 për qind, subvencione dhe transfere rritje rreth 15 për qind, si dhe rritje e shpenzimeve për paga prej 7 për qind”, thuhet në raportin nëntëmujor të Ministrisë së Financave, shkruan Telegrafi.
Raporti thotë se fatura e pagave gjatë periudhës raportuese paraqet një rritje prej mbi 29 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë.
“Shpenzimet për paga dhe mëditje shënuan vlerën prej 439 milionë euro gjatë këtij nëntëmujori, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 74 për qind krahasuar me vlerën totale vjetore të buxhetuar për këtë kategori. Fatura e pagave gjatë periudhës raportuese paraqet një rritje prej 7 për qind apo mbi 29 milionë euro më shumë krahasuar me faturën e pagave në periudhën e njëjtë të vitit 2017. Kjo rritje kryesisht i atribuohet rritjes e pagave me 4 për qind për të gjithë shërbyesit publik në përputhje me rregullën fiskale të pagave”, vijon raporti.
Në periudhën raportuese, shpenzimet për mallra dhe shërbime kanë pasur rritje prej 15 për qind.
“Shpenzimet për mallra dhe shërbime, përfshirë edhe shpenzimet komunale, kanë shënuar një rritje prej 158 milionë euro, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 58 për qind krahasuar me vlerën totale vjetore të buxhetuar për këtë kategori (përfshirë 16.46 milionë euro të shpenzimeve komunale), ose rritje prej 15 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, thotë Ministria e Financave.
Sipas raportit, rritja e transfereve sociale, është rritur për 15 për qind, ndërsa shpenzimet kapitale u rritën me 6 për qind.
“Shpenzimet në subvencione dhe transfere arritën shumën prej 402 milionë euro, që paraqet një rritje prej 52 milionë euro, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 76 për qind krahasuar me vlerën totale të buxhetuar për këtë kategori apo 15 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i rritjes së transfereve sociale, përkatësisht ndihmave sociale dhe skemave të reja me vendim të qeverisë, si dhe ngritje e lehtë në kategoritë ekzistuese. Shpenzimet kapitale arritën vlerën prej 297 milionë euro, që paraqet një rritje prej 17.4 milionë euro, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 42 për qind krahasuar me vlerën totale vjetore të buxhetuar për këtë kategori apo rreth 6 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë paraprake, 17.4 milionë euro”, thuhet në raport.
Qeveria e Kosovës për nëntë muajt e vitit 2018, për huamarrjen shtetërore ka shpenzuar 30 milionë euro.
“Shpenzimet për huamarrjen shtetërore regjistruar vlerën afër 30 milionë euro, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 63 për qind krahasuar me vlerën totale të buxhetuar për këtë kategori, duke shënuar kështu një rënie prej 54 për qind krahasuar me pagesat për këtë kategori gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak 2017”, përfundon raporti, shkruan Telegrafi.
Në fund, Ministria e Financave tregon se bilanci i fondeve më 30 shtator 2018 ishte 537.26 milionë euro. Gjendja fillestare e fondeve të buxhetit të Kosovës nga periudha 1 janar 2018 ishte 357.76 milionë euro. Si rezultat i pranimeve më të mëdha sesa pagesave për periudhën raportuese, bilanci i fondeve ka rezultuar me rritje prej 179.5 milionë euro apo 12.5 për qind më shumë krahasuar me periudhën paraprake. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVeç edhe sot!
Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
Është koha të investoni në të ardhmen tuaj me Kompleksin Linda!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë