LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i hap dyert për qytetarët gjatë manifestimit qendror për 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë

Qeveria i hap dyert për qytetarët gjatë manifestimit qendror për  8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë

Shënimi i Ditës së pavarësisë – 8 Shtatori këtë vit do të bëhet nën moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Manifestimi qendror do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë dhe brenda saj më 7 Shtator në orët e pasditës dhe mbrëmjes.

“I ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të jenë mysafir të Qeverisë së Republikë së Maqedonisë. Qeveria do të jetë e hapur për të gjithë”, deklaroi në konferncën për shtyp të Qeverisë, zëdhënësi Mile Boshnjakovski dhe tha se në suaza të manifestimit qendror që përfshin më shumë ngjarje, do të ketë fjalim edhe kryeministri Zoran Zaev.

Aktivitetet me rastin e Ditës së pavarësisë do të zhvillohen gjatë tre ditëve, më 6, 7 dhe 8 shtator.


Më 6 shtator do të mbahet aktivitet sportiv në Skelën e lumit Vardar në organizim të Agjencisë për të rinj dhe sport me titull “vrapo, luaj, aktivizohu” që përfshin aktivitete sportive dhe aksion ekologjik për pastrime në afërsi të lumit Vardar.

Gjatë 7 shtatorit do të ketë aktivitete të ndryshme si pjesë të manifestimit qendror që do të fillojë në ora 17:30, ndërsa më 8 shtator delegacioni qeveritar në krye me Zoran Zaev do të vendosë kurora lulesh te varret e Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori