LAJMI I FUNDIT:

Qeveria gjermane miraton një plan shumë miliardë eurosh – pritet të përfitojnë fëmijët dhe familjet e tyre

Qeveria gjermane miraton një plan shumë miliardë eurosh – pritet të përfitojnë fëmijët dhe familjet e tyre

Një plan shumë miliardë eurosh i përfitimeve sociale për familjet në Gjermani, duke bashkuar përfitimet e fëmijëve më parë të ndara, është një hap më afër për t’u bërë ligj pasi u nënshkrua nga Kabineti të mërkurën, kanë thënë burime qeveritare për DPA.

“Më në fund do të ketë përfitime më të mira, më të shpejta dhe më të drejtpërdrejta për të gjitha familjet në të ardhmen”, citohet të ketë thënë ministrja e Familjes, Lisa Paus pas miratimit nga kabineti i kancelarit Olaf Scholz.

“Këtë vit, familjet do të kenë rreth 750 euro më shumë në vit në xhepat e tyre për dy fëmijët e parë, në rritjen më të madhe të përfitimeve të fëmijëve që nga mesi i viteve 1990”.


Siç bëhet e ditur, dhomat e ulëta dhe të larta të parlamentit të Gjermanisë, Bundestag dhe Bundesrat, nuk kanë votuar ende për legjislacionin.

Plani ishte shkruar në marrëveshjen origjinale të koalicionit midis Social Demokratëve (SPD) të Scholz-it, të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë (FDP), por u bë një pikë e madhe pengese, kryesisht rreth çështjes së financimit.

Qeveria e koalicionit vlerëson kosto shtesë prej rreth 2.4 miliardë euro në vitin e parë të 2025 ndërsa burime qeveritare kanë thënë gjithashtu se kostot mund të rriten deri në 6 miliardë euro në vitet në vijim nëse më shumë njerëz i përdorin përfitimet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori