Dita e Diasporës u kremtua sot me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, Kryetarit të Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj dhe anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës.
Në qendër të diskutimeve ishte rëndësia e gjuhës shqipe dhe e ruajtjes së identitetit kombëtar në diasporë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj nënvizoi rëndësinë e Vitit të Gjuhës Shqipe, duke e cilësuar atë si një hap të madh për ndërgjegjësimin dhe promovimin e gjuhës shqipe në mbarë botën, shkruan A2.
Ministrja Manastirliu bëri me dije se financimi i programit “Mësues për Greqinë,” nga qeveria shqiptare do të nisë zbatimin në fillim të vitit të ardhshëm dhe synon mbështetjen e mësuesve, jo vetëm me ndihmë financiare, por edhe me mjete dhe materiale didaktike për klasat e gjuhës shqipe të fëmijëve të diasporës.
“Kemi ndërtuar për herë të parë dhe po finacojmë një program të dedikuar “Mësues për Greqinë”, duke filluar nga Janari, rreth 50 mësues do të mbështeten financiarisht, por edhe me mbështetje didaktike për klasat e gjuhës shqipe, sipas një kurrikule të përcaktuar dhe ky model padyshim në vitet e ardhshme do të zgjerohet edhe në vende të tjera, si një kontribut direkt i qeverisë shqiptare për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës”, – tha Ministrja Manastirliu.
Duke e konsideruar ruajtjen e gjuhës shqipe një mision të rëndësishëm, Manastirliu tha se regjistri i mësuesve në diasporë është konsoliduar, duke përfshirë qindra mësues që ofrojnë mësim në gjuhën dhe kulturën shqiptare në nivele të ndryshme përmes lidhjeve të arsimtarëve. Po ashtu, është përmirësuar ndjeshëm edhe regjistrimi i nxënësve shqiptarë, duke rritur pjesëmarrjen e fëmijëve në këto kurse të organizuara dhe udhëhequra nga arsimtarët e diasporës.
Ministrja Manastirliu foli për punën për finalizimin e të gjitha cikleve të botimeve të Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare, të unifikuar për nxënësit e diasporës.
“Kemi përfunduar së bashku me Ministrinë e Arsimit të Kosovës botimin e nivelit të dytë të “Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare”. Jemi duke realizuar botimin e përbashkët për nivelin e tretë, duke përfunduar kështu të gjithë serinë e teksteve për mësimin e Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare. Mund të themi me krenari që viti 2025 do të jetë edhe viti kur fëmijët shqiptarë në diasporë, por edhe mësuesit e tyre, do të kenë në duar të gjithë tekset, qoftë të nivelit të parë, të dytë dhe atij të tretë që finalizohet së shpejti, për të vijuar mësimin e gjuhës shqipe në të treja nivelet”, tha Manastirliu.
Viti 2024, i shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit si Viti i Gjuhës Shqipe, shënjoi një hap të rëndësishëm jo vetëm për sensibilizimin dhe vëmendjen ndaj gjuhës shqipe brenda vendit, por edhe për nismat dhe veprimtaritë e shumta që shoqëruan këtë vit jashtë vendit, të cilat kulmuan me Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe. Gjatë këtij viti, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpërndarë mbi 15,000 libra për nxënës shqiptarë në 16 shtete, duke siguruar që fëmijët e diasporës të kenë akses në librat e unifikuar të gjuhës dhe kulturës shqiptare
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker