LAJMI I FUNDIT:

Qeveria me emërime të reja, Muhamed Zekiri emërohet në Këshillin për Reforma në Administratën Publike

Qeveria me emërime të reja, Muhamed Zekiri emërohet në Këshillin për Reforma në Administratën Publike

Në përputhje me propozimin e Komisionit qeveritar për Çështje kadrovike, Qeveria shkarkoi Marko Gjorgievskin nga pozita e anëtarit të pavarur dhe jo-ekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë Aksionare për Energjetikë dhe Burime Kombëtare të Energjetikës në Shkup që është në pronësi të shtetit.

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri në seancën e Qeverisë u emërua në Këshillin për Reforma të Administratës Publike në vend të Dragi Rashkovskit.

Në seancën, të kumtuar nga Sektori qeveritar për Marrëdhënie me Publikun, Qeveria u informua për dorëheqjen e Dario Nikollovskit nga pozita e drejtorit të Konviktit Shtetëror të Studentëve “Shkup” në Shkup dhe konkludoi që t’i rekomandojë Bordit Drejtues të Konviktit Shtetëror të Studentëve “Shkup” në Shkup për të emëruar Viktor Velevskin si ushtrues detyre të drejtorit të Konviktit Shtetëror Studentor “Shkup”.


“Qeveria e pranoi informacionin e Bordit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Programeve Evropiane të Edukimit dhe Lëvizshmërisë për emërimin e Marko Gjorgievskit si ushtrues i detyrës drejtor i Agjencisë Kombëtare të Programeve Evropiane të Edukimit dhe Lëvizshmërisë deri në zgjedhjen e drejtorit, ndërsa në maksimum prej gjashtë muajsh”, thuhej në kumtesë.

Me kërkesë të tij, dr. Darko Danev u shkarkua nga pozita e anëtarit të Këshillit të Institutit të Akreditimit të Republikës së Maqedonisë të Veriut – Shkup si përfaqësues i universiteteve.

Në seancë, Qeveria e shkarkoi Zoran Stojanovskin, gjithashtu me kërkesë të tij, si drejtor i Institucionit Korrektues të Tetovës dhe Daniel Antovski u emërua ushtrues detyre, drejtor i Institucionit Korrektues të Tetovës.

Në trend Lajme

Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Shëndetësi
Kalo në kategori